Aktualitet

Peleshi: Marrëveshje me Italinë për ngritjen e sistemit të mbrojtjes civile



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:20 - 19/12/22 |
Opi Nion

Qeveria shqiptare ka miratuar sot marrëveshjen ndërqeveritare me Italinë për ngritjen e sistemit të mbrojtjes civile.

Lajmin e dha ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në përfundim të mbledhjes së qeverisë.

Sipas Peleshit nga kredia prej 30 milionë eurosh do të ndërtohet një qendër e mbrojtjes civile në Tiranë dhe më pas në të gjitha prefekturat e vendit.

“Sot u miratua një projekt vendim, një marrëveshje ndërmjet republikës së Italisë dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për ngritjen e sistemit të mbrojtjes civile. Kjo marrëveshje parashikon sistemin e mbrojtjes civile dhe është i shtrirë të në të gjithë territorin dhe të gjitha nivelet e institucionet. Sistemi merr financim e mbështetje nga kjo kredi prej 30 mln euro. Do të ndërtohet një qendër e mbrojtjes civile në Tiranë dhe më pas në të gjitha prefekturat e vendit. Sallat operacionale të pajisura me kompjutera dhe të lidhura në rrjet pranë këtyre 4 qendrave do ndërtohen dhe struktura për kërkim-shpëtimin. Për zjarr, përmbytje, tërmet e orteqe. Parashikohet blerja e automjeteve zjarrfikës dhe logjistika për përmbytje aksidentet rrugore dhe kërkim shpëtim. Pjesë e kredisë është parashikuar edhe blerja e dy mjeteve ajrore sidomos për zjarret, për periudhën e vështirë të verës. Kamp trajnimi për zjarrfikësit dhe forcat emergjente dhe forcat e armatosura dhe me laboratorë simulimi. Me këtë financim kompletojmë të gjithë sistemin e mbrojtjes civile në vendin tonë . Nuk them vlerën për mjetet ajrore, por brenda kësaj kredie mund të akomodojnë këto mjete”-tha Peleshi.

Pas