-U tha në Opinion

Vendimi i Metës, juristët të ndarë. Pse presidenti bëri shqiponjën


               Publikuar në : 22:29 - 10/06/19 |
geliano fataj

Presidenti Ilir Meta bëri këtë të hënë një shpjegim të gjatë të arsyeve kushtetuese dhe ligjore që sipas tij e çuan në vendimin për të anuluar datën e zgjedhjeve të 30 Qershorit, akt të cilin ai e paralajmëroi të shtunën në mbrëmje dhe e firmosi publikisht gjatë një transmetimi televiziv direkt në përfundim të një deklarate të gjatë.

Që në fillim zoti Meta saktësoi se “sipas Kushtetutës, pa patur një datë të caktuar nga Presidenti i Republikës, zgjedhjet e përgjithshme apo zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, nuk mund të zhvillohen”.

Në studion e Opinion, këtë të hënë u diskutua mbi vendimin e Presidentit:

Enkeled Alibeaj: Po, siç ka të drejtë parlamenti të nxjerrë një ligj apo ta shfuqizojë ashtu ka të drejtë dhe Presidenti. Sikur në 30 qershor të kishim ditë zie, çfarë do bënim? Motivet që dha presidenti janë qartësisht juridike, që e marrin burim nga situata aktuale.

Plarent Ndreca: Absolutisht jo, një veprim që tregon një pikë shumë të ulët të kurbës presidenciale pas ’97. Është një veprim krejtësisht politik. Këtu nuk ka asnjë bazë ligjore konkrete, janë gjykime politike. Presidenti nuk mund të përdorë detyrën e tij për të ndikuar në fushën politike, apo për të hedhur dekrete presidenciale në ndihmë të palëve. Kushtetuta përcakton qartësisht datën e zgjedhjeve. Me këtë veprim ai ka hedhur molotov mbi situatën, është bashkuar me një palë duke e kthyer procesin tërësisht politik. Juridikisht ky akt është tërësisht nul. Nuk është akt thjesht i paligjshëm. Edhe sikur të ishte Gjykata Kushtetuese nuk do merrej me këtë vendim. Ka një vendim të 2017, që e ka thënë qartë.

Jordan Daci: Absolutisht ka vlerë dekreti i Metës, është njëlloj si dekreti i një presidenti italian, maqedonas etj. Kreu i kushtetutës sonë është ekzaktësisht si i asaj gjermane. Ajo shqiponja sot që bëri Meta, lidhej me datën 10, më lidhjen e Prizrenit. A i themi ne që Presidenti është garant i kushtetutës. A thotë opozita që është anti-kushtetues dekreti? Atëherë e cakton qartësisht se kush vendos për këtë.

Saimir Visha: Presidenti nuk e ka të drejtë të anulojë datën e zgjedhjeve. Kompetenca e presidentit është vetëm të caktojë datën e zgjedhjeve. KQZ sot me të drejtë nuk ka pranuar një dekret shfuqizimi, sepse nuk e parashikon. Data 30 është normale dhe e pakthyeshme. Nëse Presidenti do bënte këtë dekret me një datë të re, atëherë kishte fuqi. Kjo është kompetencë e tij për të caktuar datë dhe KQZ do ishte e detyruar ta pranonte./ Opinion.al

Pas