Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar ditën e sotme në Gjykatën Administrative të Tiranës një kërkesë për anulimin e vendimit të Komitetit të Ekspertëve lidhur me karantinënë e detyruar për shtetasit që vijnë nga Greqia apo Maqedonia e Veriut.
LSI e cilëson këtë vendim absurd, arbitrar dhe në shkelje të hapur me Kushtetutën.