Bota

Vendimi i KE për Ukrainën, Zelensky: Unik dhe historik


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:04 - 23/06/22 |
Opi Nion

Volodymyr Zelensky, presidenti ukrainas shprehet se përgëzon vendimin e Këshillit Evropian për t’i dhënë Ukrainës statusin e kandidatit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Duke cituar postimin në Twitter të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, që shpalli vendimin, Zelensky tha se ky është “një moment unik dhe historik” në marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Ukrainës.

“Përgëzoj sinqerisht vendimin e liderëve të BE-së për dhënien e statusit kandidat. Është një moment unik dhe historik në marrëdhëniet tona. Mirënjohës ndaj Charles Michel dhe liderëve të BE-së për mbështetje. E ardhmja e Ukrainës është brenda BE-së”, shkruan Zelensky.

Ukrainës dhe Moldavisë fqinje mund t’i duhen më shumë se një dekadë për t’u kualifikuar për anëtarësim, vendimi në samitin dy-ditor të BE-së është hap simbolik që sinjalizon synimin e bllokut për të arritur thellë në ish-Bashkimin Sovjetik.

 

Pas