Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse po rriten tensionet Rusi – Lituani?

2022/06/23 at 9:30 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Përse po rriten tensionet Rusi – Lituani?

Tensione të reja mes Moskës dhe Perëndimit po shfaqen pasi Lituania vendosi të ndalë transportin e disa mallrave përmes territorit të saj drejt rajonit rus Kaliningrad, në kuadrin e sanksioneve të vendosura ndaj Kremlinit, nga Bashkimi Evropian.


Moska paralajmëroi se do të kundërpërgjigjet ndaj sanksioneve që vijnë si pasojë e sulmit të tij ndaj Ukrainës, në një mënyrë që do të ketë “ndikim domethënës negativ” mbi popullin lituanez, duke rritur kështu frikën për një përplasje të drejtpërdrejtë mes Rusisë dhe NATO-s.

Por cilat janë arsyet e rritjes së tensioneve për Kaliningradin, një territor i Rusisë në Detin Baltik, por që është i ndarë nga pjesa tjetër e vendit?

TERRITORI MË NË PERËNDIM I RUSISË

Rajoni i Kaliningradit ishte dikur pjesë e provincës gjermane Prusia Lindore, që u mor nga Bashkimi Sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore, në përputhje me marrëveshjen e Potsdamit të vitit 1945 mes fuqive aleate. Kryeqytetit të Prusisë Jugore, Konigsberg, iu ndërrua emri në Kaliningrad, sipas emrit të udhëheqësit bolshevik Mikhail Kalinin.

Mendohet se rreth 2 milionë gjermanë u larguan nga ky territor në muajt e fundit të Luftës së Dytë Botërore dhe ata që qëndruan u dëbuan me forcë pasi përfundoi konflikti i armatosur.

Autoritetet sovjetike e shndërruan Kaliningradin në një port kryesor, si dhe një qendër peshkimi, duke inkurajuar njerëz nga rajonet e tjera që të zhvendoseshin aty. Që nga periudha e Luftës së Ftohtë, Kaliningradi gjithashtu shërbeu si një bazë kryesore për flotën ruse në Detin Baltik.

Por, që nga rënia e Bashkimit Sovjetik dhe me pavarësinë e vendeve të Baltikut, Kaliningradi u gjend i veçuar nga pjesa tjetër e Rusisë, dhe i rrethuar nga Lituania, Letonia dhe Estonia, tashmë të gjitha vende anëtare të NATO-s. Në jug të tij gjendet Polonia, gjithashtu vend anëtar i NATO-s.

NJË BASTION USHTARAK

Ndërsa marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin janë përkeqësuar, roli ushtarak i Kaliningradit është rritur. Vendndodhja e tij e ka pozicionuar në vijën e parë të përpjekjeve të Moskës për t’iu kundërvënë atyre që ajo i quan politika armiqësore të NATO-s.

Kremlini ka shtuar atje në mënyrë sistematike forcat e tij ushtarake, duke i pajisur me armatime moderne, përfshirë raketat e vetëdrejtuara të preçizionit të lartë “Iskander”, si dhe një mori sistemesh të mbrojtjes ajrore.

Ndërsa rëndësia ushtarake e rajonit është rritur, varësia e tij nga mallrat që vijnë nga Polonia dhe Lituania e ka bërë atë veçanërisht të ekspozuar.

NDALET TRANZITI

Lituania theksoi se ndalimi i lëvizjes së mallrave të përfshira nga sanksionet ishte pjesë e paketës së katërt të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, duke vënë në dukje se masa ndaluese zbatohet vetëm për çelikun dhe metalet e hekurta, duke filluar nga 17 qershori.

Qeveria në Vilnius hodhi poshtë përshkrimin e masave nga Rusia si një bllokadë, duke theksuar se mallrat që nuk përfshihen nga sanksionet, si dhe pasagjerët e linjave hekurudhore mund të vazhdojnë të udhëtojnë përmes Lituanisë.

Në përputhje me vendimin e BE-së, qymyri do të ndalohet në gusht dhe dërgesat e naftës dhe produkteve të naftës do të ndalen në dhjetor.

MOSKA SHQYRTON NJË PËRGJIGJE

Moska protestoi zyrtarisht për ndalimin e dërgesave në Kaliningrad, si shkelje e marrëveshjeve Rusi-BE për tranzitin e lirë të mallrave në rajon.

Guvernatori i Kaliningradit Anton Alikhanov tha se ndalimi do të prekë deri në gjysmën e të gjithë artikujve të sjellë në rajon, përfshirë çimenton dhe materiale të tjera ndërtimi.

Nikolai Patrushev, sekretari i fuqishëm i Këshillit të Sigurisë të Rusisë dhe i besuar i afërt i Presidentit Vladimir Putin, vizitoi Kaliningradin të martën për t’u takuar me zyrtarët lokalë. Ai i përshkroi kufizimet si “veprime armiqësore” dhe paralajmëroi se Moska do të përgjigjet me masa të papërcaktuara që “do të kenë një ndikim të rëndësishëm negativ në popullsinë e Lituanisë”.

Zoti Patrushev nuk dha detaje, por Guvernatori Alikhanov sugjeroi se përgjigja ruse mund të përfshijë ndërprerjen e fluksit të mallrave përmes porteve të Lituanisë dhe vendeve të tjera baltike.

Megjithatë, Lituania ka reduktuar ndjeshëm varësinë e saj ekonomike dhe energjetike nga Rusia, duke u bërë së fundmi vendi i parë i BE-së që ndaloi përdorimin e gazit rus. Ajo nuk importon më naftë ruse dhe ka pezulluar importet e energjisë elektrike ruse. Transporti i shumicës së mallrave tranzite ruse përmes porteve të Lituanisë tashmë është ndalur nga sanksionet e BE-së, por Moska mund të vendosë të kufizojë tranzitin për ngarkesat nga vendet e treta përmes Lituanisë.

Presidenti Putin do të vendosë për përgjigjen e Rusisë pasi të marrë raportin e zotit Patrushev.

Ngërçi i Rusisë me Lituaninë është pjesë e marrëdhënies së tyre të vështirë që daton që nga aneksimi i vendit nga Moska, së bashku me Estoninë dhe Letoninë, në vitin 1940. Të treja vendet mbështetën lëvizjen për pavarësi në periudhën e drejtimit të ish-udhëheqësit sovjetik Mikhail Gorbachev dhe e rifituan atë kur BRSS-ja u shpërbë në vitin 1991.

FRIKA NGA PËRSHKALLËZIMI

Disa në Perëndim kanë patur prej kohësh frikë se Rusia mund të synojë ndërmarrjen e veprimeve ushtarake për të siguruar një korridor tokësor midis aleates së saj Bjellorusisë dhe rajonit të Kaliningradit, nëpërmjet të ashtuquajturës Ngushtica Suwalki, një rrip toke prej 65 kilometrash në Poloni, përgjatë kufirit me Lituaninë.

Retorika në televizionin shtetëror rus është rritur në një nivel të lartë, me komentatorin Vladimir Solovyov që akuzon Perëndimin për rrezikshmëri që i ka kurdisur orët drejt Luftës së Tretë Botërore.

Ministri lituanez i Mbrojtjes Arvydas Anusauskas paralajmëroi të mërkurën për rrezikun e provokimeve ruse mes tensioneve për Kaliningradin. “Kur ke një forcë ushtarake dhe ata udhëhiqen nga të mangët – kërkoj falje për shprehjen – sigurisht që mund të presësh gjithçka”, tha ai, duke shtuar se Lituania ndihet e sigurt dhe mbështetet te aleatët e saj në NATO.

Me pjesën më të madhe të ushtrisë ruse të bllokuar në Ukrainë, çdo përdorim i forcës në Balltik mund të jetë përtej aftësive të armëve konvencionale të Moskës.

Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas tha se nuk mendon se ekziston një kërcënim ushtarak për Lituaninë, duke shtuar se Rusia po përpiqet të krijojë trysni ndaj BE-së për të lehtësuar sanksionet.

“Rusia luan shumë mirë me frikën tonë, në mënyrë që ne të tërhiqemi nga vendimet tona”, tha zonja Kallas në një intervistë për agjensinë e lajmeve Associated Press.

Një përpjekje ruse për të përdorur forcën kundër Polonisë ose Lituanisë do të shkaktonte një konflikt të drejtpërdrejtë me NATO-n, e cila është e detyruar të mbrojë cilindo nga anëtarët e saj sipas klauzolës së mbrojtjes reciproke të kartës së saj, të njohur si Neni 5.

Të martën, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price theksoi përkushtimin “e hekurt” të Uashingtonit ndaj kësaj klauzole, të cilën ai e cilësoi si parimin “themelor” të NATO-s.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov u përgjigj duke paralajmëruar BE-në dhe NATO-n kundër “lojërave të rrezikshme retorike” për Kaliningradin. “Disa forca të fuqishme dhe me ndikim në Perëndim po bëjnë gjithçka që munden për të përkeqësuar më tej tensionet në marrëdhëniet me Rusinë”, tha ai, duke shtuar se “disa thjesht nuk kanë kufi në shpikjen e skenarëve sipas të cilëve një përballje ushtarake me ne, do të ishte diçka e pashmangshme”./ VOA



Ju sugjerojmë

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
-U tha në Opinion

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

10 Korrik, 2025 10:35 pm
Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
Aktualitet

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

10 Korrik, 2025 10:01 pm
Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
-U tha në Opinion

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

10 Korrik, 2025 9:30 pm
Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
-U tha në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

10 Korrik, 2025 9:25 pm
I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth
-U tha në Opinion

I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth

10 Korrik, 2025 9:20 pm
Zjarr në Gosë të Kavajës, rrezikohen banesat
Aktualitet

Zjarr në Gosë të Kavajës, rrezikohen banesat

10 Korrik, 2025 9:14 pm
Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet
Aktualitet

Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet

10 Korrik, 2025 9:09 pm
Njihuni me bimën çudibërëse që ju shpëton nga problemet e shëndetit mendor
Aktualitet

Njihuni me bimën çudibërëse që ju shpëton nga problemet e shëndetit mendor

10 Korrik, 2025 8:54 pm
Osmani: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë
Rajoni

Osmani: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë

10 Korrik, 2025 8:50 pm
Presidenti polak kërcënon Ukrainën dhe aleatët perëndimorë me mbylljen e aeroportit
Bota

Presidenti polak kërcënon Ukrainën dhe aleatët perëndimorë me mbylljen e aeroportit

10 Korrik, 2025 8:23 pm
Para
Tërmeti në Afganistan, 200 nga 500 të plagosur vdiqën se s’kishin kushte spitalet

Tërmeti në Afganistan, 200 nga 500 të plagosur vdiqën se s'kishin kushte spitalet

Kryemadhi: Lulzim Basha një këlysh që u rrit e u bë buçe, na vodhi 4 mandate

Kryemadhi: Lulzim Basha një këlysh që u rrit e u bë buçe, na vodhi 4 mandate

FDA urdhëron tërheqjen nga tregu amerikan cigaret elektronike

FDA urdhëron tërheqjen nga tregu amerikan cigaret elektronike
















TE FUNDIT

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
10 Korrik, 2025

Pas gati dhjetë muajsh në qeli, ish-deputeti Ervin Salianji u rikthye në Tv Klan në një intervistë për emisionin “Opinion”....

Lexo më shumë

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
10 Korrik, 2025

Pas dorëheqjes së drejtuesve të Bashkisë Vlorë, është hapur thirrja për 12 pozicione drejtuese në këtë bashki. Njoftimi i kryebashkiakut...

Lexo më shumë

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
10 Korrik, 2025

Ish-deputeti Ervin Salianji ka folur në emisionin “Opinion”, në lidhje me kohën që kaloi në burg për rreth 9 muaj...

Lexo më shumë

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
10 Korrik, 2025

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ishte mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' për një rrëfim lidhur me periudhën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com