Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në konferencën e sotme për mediat është pyetur nga gazetarët nëse ka ardhur koha që Bordi i Transparencës të shkrihet, dhe se reflektimi i tyre për çmimet është i menjëhershëm kur në bursa ka rritje të çmimeve.
Ministrja tha për gazetarët se kjo nuk është e bazuar në realitet. Më tej ajo mori në mbrojtje Bordin e Transparencës duke thënë se kur çmimet në bursa rriten, ata “mundohen ta shtyjnë mbledhjen”.
“Unë besoj që ajo fjali që sapo thatë është supozim aspak i bazuar në realitet, është e kundërta, ju ftoj të analizoni ecurinë e cmimeve të bursës për produktet që janë nën ombrellën e bordit dhe jo të bordit për naftën bruto që ka një lëvizje të ndryshme nga nafta e rafinuar.
Bordi për çminet e naftës së rafinuar, benzinës e gazit e në asnjë rast bordi nuk është mbledhur ne kundërshtim me rritjen apo uljen e këtyre çmimeve.
Me pasqyrimin e një ulje të çmimeve në bursat ndërkombëtare për produktin që tregtohet në vend bordi mblidhet menjëherë ndërkohë që mundohet ta shtyjë mbledhjen kur kemi raste të rritjes së çmimeve në bursë. Vendimet janë transparente dhe mos e dezinformoni opinionin publik”, -tha ministrja.