Bota

Incidenti në Gramsh/ Ministrat e BE mblidhen më 31 gusht në Pragë, do diskutohet…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:38 - 22/08/22 |
Opi Nion

Policia shqiptare akuzoi zyrtarisht për spiunazh të dielën dy shtetas rus dhe një ukrainas, të arrestuar për përpjekje për të hyrë në një zonë të kufizuar ushtarake, ndërsa një prej tyre sulmoi me spraj neuroparalizues rojet ushtarake.

Incidenti, i cili u bë kryefjalë në mbarë botën, u pasua shpejt nga një tjetër, këtë herë në një bazë ushtarake në Poliçan, ku policia arrestoi katër shtetas çekë.

Ndërkohë, policia ka njoftuar se personat e arrestuar në ngjarjen e Gramshit janë akuzuar për dy akuza për spiunazh, ndërsa mes sendeve të sekuestruara në cilësinë e provës materiale përfshijnë laptopë, dronë, telefona celularë dhe një pajisje spiunazhi të raportuar të maskuar.

Mësohet se personat kishin hyrë në Shqipëri si turistë pasi shtetasit rusë nuk kanë nevojë për vizë gjatë muajve të verës. Për më tepër, besohet se ata kishin fotografuar vendin për disa ditë para incidentit.

Ndërkohë, autoritetet shqiptare i kanë kërkuar ambasadës ruse dhe ukrainase në Tiranë të japin informacion të thelluar për qytetarët e përfshirë.

Ky incident vjen pas një dileme të vazhdueshme të vendeve të BE-së lidhur me kërkesën e Ukrainës për të ndaluar hyrjen e turistëve rusë në bllok, shkruan Euroactiv.

Letonia, Lituania dhe Polonia ndaluan lëshimin e vizave të reja turistike menjëherë pas pushtimit të Ukrainës nga Kremlini. Finlanda njoftoi javën e kaluar se do të zvogëlojë lëshimin e vizave në vetëm 10% të rasteve të mëparshme.

Ukraina po i bën presion BE-së që të ndalojë hyrjen e turistëve rusë në bllok, por ka hasur në reagime të ndryshme. Çështja pritet të diskutohet në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në Pragë më 31 gusht, ndërsa blloku 27-vendesh do diskutojë nëse do të dalë me një qëndrim të unifikuar mbi vizat afatshkurtra për qytetarët rusë.

Pas