Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendet perëndimore në KS të OKB dënojnë Bjellorusinë për krizën me Poloninë

2021/11/12 at 5:03 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vendet perëndimore në KS të OKB dënojnë Bjellorusinë për krizën me Poloninë

Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dënuan Bjellorusinë të enjten për atë që ata e quajtën “instrumentalizim cinik i emigrantëve”, ndërsa tensionet po vlojnë përgjatë kufirit të Polonisë me Bjellorusinë.

“Ne (Shtetet e Bashkuara, Britania, Estonia, Franca, Irlanda, Norvegjia dhe Shqipëria) e dënojmë instrumentalizimin e orkestruar të qenieve njerëzore, jetët dhe mirëqenia e të cilëve janë vënë në rrezik për qëllime politike nga Bjellorusia, me synimin për të destabilizuar vendet fqinje dhe kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian dhe për të larguar vëmendjen nga shkeljet e saj në rritje të të drejtave të njeriut”, tha ambasadori i Estonisë, Sven Jürgenson, në emër të shtatë vendeve perëndimore.

Vala e emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afganistani u rrit ndjeshëm, pasi Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj Minskut, i cili në muajin maj detyroi uljen e një avioni komercial që fluturonte mbi territorin bjellorus. Autoritetet arrestuan një gazetar të opozitës bjelloruse dhe të dashurën e tij, me të zbritur nga avioni.

Tani mijëra emigrantë që kanë udhëtuar legalisht në Bjellorusi, po përballen me një fat të pasigurt dhe temperatura të ulëta përgjatë kufirit me Poloninë.

Të martën, Polonia mbylli një vendkalim kufitar me Bjellorusinë pasi emigrantët u përpoqën të kalonin në territorin polak.

Vendet evropiane dhe baltike akuzojnë presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashenko, për joshjen e emigrantëve në vendin e tij dhe më pas lehtësimin e udhëtimit të tyre në kufi, për t’i dërguar në Poloni, Lituani dhe Letoni. Emigrantët shtrojnë kërkesa për strehim kur arrijnë në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

“Kjo taktikë është e papranueshme dhe kërkon një reagim dhe bashkëpunim të fortë ndërkombëtar për ta mbajtur Bjellorusinë përgjegjëse”, tha ambasadori Jürgenson. “Ajo dëshmon se regjimi i Lukashenkos është shndërruar në një kërcënim për qëndrueshmërinë rajonale”.

“Sigurisht, tani ka një lojë të zhvendosjes së fajit nga Bashkimi Evropian”, u tha gazetarëve zëvendës ambasadori i Rusisë në OKB, Dmitry Polyanskiy. “Ata duan ta paraqesin Bjellorusinë dhe ndonjëherë edhe Rusinë, si autorë të kësaj krize”.

Moska është aleati më i ngushtë i Minskut.

Zv/ambasadori Polyanskiy tha se Minsku nuk ka as arsye ekonomike dhe as politike për të parandaluar emigrantët të vazhdojnë rrugëtimin e tyre.

“Ata nuk kanë arsye për t’i kthyer (emigrantët) në vendet nga kanë ardhur”, tha ai. “Kjo do të ishte një shkelje e plotë e çdo konvente ndërkombëtare”.

Nga frika se mund të shndërrohet në një front të ri në këtë krizë, Ukraina, e cila nuk është anëtare e BE-së, do të dërgojë 8,500 ushtarë dhe policë si dhe 15 helikopterë, për të ruajtur kufirin e saj me Bjellorusinë, tha të enjten agjencia e lajmeve Reuters.

Thirrje për uljen e tensioneve

Kombet e Bashkuara bënë thirrje për uljen e tensioneve në kufirin Bjellorusi-Poloni.

“Jam e tmerruar që një numër i madh emigrantësh dhe refugjatësh vazhdojnë të mbeten në një situatë të dëshpëruar në temperatura të ulëta në kufirin Bjellorusi-Poloni”, tha të mërkurën Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet. “U bëj thirrje shteteve të përfshira të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet dhe për të zgjidhur këtë situatë të patolerueshme në përputhje me detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe refugjatëve”, tha ajo.

Agjencitë e OKB-së për refugjatët dhe migracionin kanë thënë vazhdimisht se përdorimi i emigrantëve dhe refugjatëve si mjete politike është për të ardhur keq dhe duhet të marrë fund.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian, po shqyrton vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Bjellorusisë./ VOA

Etiketa: bjellorusiemigrantetKSokbpoloni

Ju sugjerojmë

“Sezoni të jetë më i gjatë”, Çaçi: Aeroporti i Vlorës, “çelësi” për zhvillimin e turizmit
-U tha në Opinion

“Sezoni të jetë më i gjatë”, Çaçi: Aeroporti i Vlorës, “çelësi” për zhvillimin e turizmit

5 Qershor, 2023 10:49 pm
“Ukraina ka mjaftueshëm armë për kundërofensivën ndaj Rusisë”
Bota

“Ukraina ka mjaftueshëm armë për kundërofensivën ndaj Rusisë”

5 Qershor, 2023 10:27 pm
Takimi me Lajçak e Escobar nisi 30 minuta me vonesë, Kurti ishte në stadium për ndeshjen
Rajoni

Takimi me Lajçak e Escobar nisi 30 minuta me vonesë, Kurti ishte në stadium për ndeshjen

5 Qershor, 2023 9:58 pm
Tentoi të mbysë motrën e tij 15-vjeçare, ish-lojtari i Interit arrestohet në Paris
Sport

Tentoi të mbysë motrën e tij 15-vjeçare, ish-lojtari i Interit arrestohet në Paris

5 Qershor, 2023 9:52 pm
Babai e rrëmbeu pas divorcit dhe e qethi mos ta njihnin, vajza e vogël bashkohet me nënën
Aktualitet

Babai e rrëmbeu pas divorcit dhe e qethi mos ta njihnin, vajza e vogël bashkohet me nënën

5 Qershor, 2023 9:43 pm
“Të vraftë Zoti, skizofren…” Gruaja e sëmurë terrorizon pallatin, del natën me çekiç…
Aktualitet

“Të vraftë Zoti, skizofren…” Gruaja e sëmurë terrorizon pallatin, del natën me çekiç…

5 Qershor, 2023 9:40 pm
Kolegji i kryetarëve kundër Bardhit: Kryetari i ri i PD të zgjidhet brenda 15 korrikut
Kryesore

Kolegji i kryetarëve kundër Bardhit: Kryetari i ri i PD të zgjidhet brenda 15 korrikut

5 Qershor, 2023 9:19 pm
Nis takimi i Kurtit me Escobarin dhe Lajçakun
Kryesore

Nis takimi i Kurtit me Escobarin dhe Lajçakun

5 Qershor, 2023 9:04 pm
Bie WhatsApp Web, probleme në disa vende të botës
Aktualitet

Bie WhatsApp Web, probleme në disa vende të botës

5 Qershor, 2023 8:32 pm
SHBA-ja sanksionon shtatë rusë: Tentuan ta destabilizojnë edhe Ballkanin
Bota

SHBA-ja sanksionon shtatë rusë: Tentuan ta destabilizojnë edhe Ballkanin

5 Qershor, 2023 8:29 pm
Para
Firmat për Kuvendin, Basha: Mbajtja sekret, fyerje për demokratët

Firmat për Kuvendin, Basha: Mbajtja sekret, fyerje për demokratët

Basha: Rama e bleu energjinë me çmim 10 mln euro më shtrenjtë se ai në bursë

“Berisha e ka luftën me SHBA”, Basha: Po hakmerret ndaj meje

Ndahet nga jeta babai i Lulzim Bashës

Basha: Berishën e njeh kur e ke përballë

TE FUNDIT

“Sezoni të jetë më i gjatë”, Çaçi: Aeroporti i Vlorës, “çelësi” për zhvillimin e turizmit

“Sezoni të jetë më i gjatë”, Çaçi: Aeroporti i Vlorës, “çelësi” për zhvillimin e turizmit
5 Qershor, 2023

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Sarandës Oltian Çaçi, thotë se ndikim të madh në zhvillimin e turizmit në Shqipëri...

Lexo më shumë

“Ukraina ka mjaftueshëm armë për kundërofensivën ndaj Rusisë”

“Ukraina ka mjaftueshëm armë për kundërofensivën ndaj Rusisë”
5 Qershor, 2023

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, beson se vendi i tij ka mjaftueshëm armë për ta nisur kundërofensivën ndaj...

Lexo më shumë

Takimi me Lajçak e Escobar nisi 30 minuta me vonesë, Kurti ishte në stadium për ndeshjen

Takimi me Lajçak e Escobar nisi 30 minuta me vonesë, Kurti ishte në stadium për ndeshjen
5 Qershor, 2023

Zhvillohet këtë të hënë takimi mes kryeministrit Albin Kurti me të dërguarin të posaçëm të SHBA-së, Gabriel Escobar dhe të...

Lexo më shumë

Tentoi të mbysë motrën e tij 15-vjeçare, ish-lojtari i Interit arrestohet në Paris

Tentoi të mbysë motrën e tij 15-vjeçare, ish-lojtari i Interit arrestohet në Paris
5 Qershor, 2023

Futbollisti algjerian, Ishak Belfodil, i cili në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Interit, është arrestuar në Francë me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com