Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendet e Vishegradit bllokojnë BE, samiti për krerët dështon

2019/07/01 at 3:00 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendet e Vishegradit bllokojnë BE, samiti për krerët dështon

Samiti i BE që synonte të zgjidhte kandidaturat për postet më të rëndësishme të institucioneve europiane dështoi. Pas 16 orësh mbledhjesh kokë më kokë liderët e vendeve anëtare të BE  nuk ja dolën të bindnin njëri tjetrin për një kandidaturë unifikuese. Posti më i debatuar mbetet ai i Kreut të Komisionit Europian. Kampet kryesore të partive më të mëdha nuk ishin të gatshme për kompromis, deklaroi Kryetari i Këshillit të BE, Donald Tusk në një konferencë shtypi pas samitit të cilin ai e cilësoi si të dështuar.


Megjithëse kancelarja Angela Merkel hapi rrugë për zgjedhjen e holandezit Frans Timmermans në krye të Komisionit, kjo kandidaturë tashmë ka hasur kundërshtimin vendeve të Vishegradit – Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Çekia – së bashku me Italinë.

Këto vende mendojnë se Timmermans është tepër i majtë dhe i fokusuar tek kritikat ndaj mangësive juridike në Hungari dhe Poloni. Madje vetë kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, i cili është përjashtuar nga partitë kristiandemokrate për shkak të qëndrimeve të tij, pohon se ky post duhet t’i takojë kristiandemokratëve, si fraksioni më i madh në Parlamentin Evropian!

Frans Timmermans konsiderohet si person i përgatitur mirë për këtë post dhe Merkel do ta mbështesë përkundër rezervave në partinë e saj, sepse Timmermans i përket grupit të partive socialdemokrate. Negociatat janë komplikuar, sepse për shumicën e domosdoshme nevojiten tani katër blloqe politike dhe jo si tani dy. Kandidatura e Manfred Weber, që bazohet tek parimi se ai drejton grupimin më të madh politik në parlament është bllokuar nga presidenti i Francës Macron. Ky i fundit ka kritikuar BE-në se “po jep një shembull shumë të keq”, sepse nuk është në gjendje të arrijë marrëveshje për postin e Presidentit të Komisionit, Presidentin e Këshillit, Të Ngarkuarin për Politikë të Jashtme, Presidentin e Parlamentit dhe Presidentin e Bankes Qendrore Evropiane. Të paktën dy prej këtyre posteve duhet t’u takojnë grave.

Megjithatë kancelarja gjermane nuk e sheh situatën me pesimizëm. Ajo mendon se pavarësisht se njerëzit janë të lodhur nga mosmarrëveshjet, këto vendime duhen menduar mirë pasi me to do të jetohet në pesë vitet e ardhshme “Për historinë është e parëndësishme nëse marrëveshjen e arrijmë sot, apo disa ditë më vonë”, tha Merkel.

Samiti do të vazhdojë punimet të martën në orën 11. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit
Politikë

“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit

13 Korrik, 2026 11:22 am
4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
Kryesore

4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen

13 Korrik, 2026 11:18 am
Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit
Bota

Sulmet amerikane, Irani: Ngushtica e Hormuzit është territori ynë

13 Korrik, 2026 10:53 am
Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë
Kryesore

Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë

13 Korrik, 2026 10:38 am
Rritet çmimi i naftës në bursa, një fuçi 103 dollarë
Bota

Sulmet SHBA-Iran, rritet çmimi i naftës

13 Korrik, 2026 10:16 am
Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë
Bota

Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë

13 Korrik, 2026 9:55 am
Rama në Forumin Ekonomik të Delfit: Nuk kemi qenë kurrë me afër BE-së
Kryesore

Samiti i Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën, Rama niset drejt Parisit

13 Korrik, 2026 9:44 am
SHBA godet dhjetëra objektiva ushtarake iraniane në natën e dytë të sulmeve
Bota

SHBA godet dhjetëra objektiva ushtarake iraniane në natën e dytë të sulmeve

13 Korrik, 2026 9:11 am
Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
Bota

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

12 Korrik, 2026 10:39 pm
Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
Kronikë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

12 Korrik, 2026 9:31 pm
Para
Më mirë të konsumojmë oriz të bardhë apo me ngjyrë kafe?

Më mirë të konsumojmë oriz të bardhë apo me ngjyrë kafe?

OSBE: Zgjedhësit nuk patën ndonjë mundësi reale për të zgjedhur

OSBE: Zgjedhësit nuk patën ndonjë mundësi reale për të zgjedhur

Shefja e OSBE/ODIHR kritika të forta për vendimet e KQZ

Shefja e OSBE/ODIHR kritika të forta për vendimet e KQZ
















TE FUNDIT

“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit

“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit
13 Korrik, 2026

Gjatë diskutimit për raportin e KQZ për vitin 2025, Damian Gjiknuri tha se votimi elektronik është instrument për të cilin qeveria është...

Lexo më shumë

4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen

4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 Korrik, 2026

Ashtu sikurse ka paralajmëruar pak ditë më parë, grupi parlamentar i PD-së kallëzoi sot në SPAK kryeministrin Edi Rama dhe...

Lexo më shumë

Sulmet amerikane, Irani: Ngushtica e Hormuzit është territori ynë

Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit
13 Korrik, 2026

Irani ka forcuar qëndrimin e tij mbi Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve të fundit gjatë natës. “Ngushtica e Hormuzit është...

Lexo më shumë

Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë

Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë
13 Korrik, 2026

I rrëzohet kërkesa deputetit Erald Kapri për inteperlancë me ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari për çështjen e Rrjollit dhe të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}