Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vëllai i vrasësit të Almirit: Ishte rastësi, po na ndiqnin shqiptarët

2016/07/05 at 10:36 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vëllai i vrasësit të Almirit: Ishte rastësi, po na ndiqnin shqiptarët

Vrasja makabre e Almirit 4 vjeçar që tronditi opinionin e gjerë jo vetëm në Maqedoni po tentohet të falsifikohet. Wshtw vetw vwllai i Bojan Ilicc i cili kwrkon ta paraqesw vwllain  tij dhe veten si viktima të këtij rasti, dhe jo si agresor.


Bojan Iliç në profilin e tij në facebook nxori një foto të tijën të përgjakur dhe deklaroi: “Unë jam vëllai i shoferit, atij që e nxjerrin nga makina në video inçizimin e lëshuar. Na sulmuan për budallallëk… U futëm në makinë dhe na ndoqën 3-4 shqiptarë dhe na e thyen xhamin e makinës me boksa hekuri (menjëherë e thirrëm policinë) ne ikëm por përfunduam në një rrugë qorre. Vazhduan të na ndjekin rreth 20 shqiptarë me thika, me boksa hekuri dhe gjësende të tilla. Vëllai për ti mënjanuar goditi në mur, ku për fat kishte pas një fëmijë. Ne nuk mund të shihnim asgjë sepse na e kishin thyer xhamin (shofershajbnën) dhe ishim të rrahur, unë nuk e di se çfarë njeriu mund të sulmojë njerëz që ti reh/vret para fëmijës së vet për arsye banale për shkak të rendit në spital dhe me atë ta sjell në rrezik… Dhe a janë ata viktima në këtë rast? Unë kam 5 prerje nga THIKA, shumë herë jam i goditur me send të fortë në kokë dhe në trup. Kundër asnjërit nga sulmuesit nuk është ngritur aktpadi madje organizohen edhe protesta dhe e quajnë vëllain tim terrorist i cili deshi vetëm që të ik dhe të shpëtojë… Vërtetë është gjynah për fëmijën,edhe në na vjen keq, por ama si do të  reagonit ju nëse ndodheshit në një situatë të tillë ku do ta kishit jetën e rrezikuar dhe jetën e familjes tuaj? Në të gjitha mediumet shkruante se si ne i kemi pritur që ti shkelim. Askush nuk e shkroi të vërtetën, atë që ndodhi vërtetë”, njofton Zhurnal.mk

Nuk dihet se kush e ka këshilluar Bojan Iliçin që të ndërmarr një veprim të tillë, por duke parë fotografitë, duket se ka pasur ndihmë profesionale në këtë drejtim. Por pikërisht janë ato fotografi që e vërtetojnë edhe gënjeshtrën e tij.

Pas analizës nga Agjencia Zhurnal, të fotografive të postuara nga Bobani dhe krahasimit të tyre me makinën e konfiskuar nga policia, vërehet qartë mashtrimi dhe tendenca për ti dhënë epilog të padrejte këtij rasti.

Agjencia e lajmeve Zhurnal konsultoi specialist thikash, i cili konfirmon se prerja në krahun e Boban I. në asnjë mënyrë nuk është prerje thike. Po të ishte prerje thike, ajo do të bënte çarje të drejtë të indeve muskulore, e në asnjë mënyrë prerje kirurgjike vetëm të lëkurës, e cila më shumë ngjan me rrjepje xhami. Pastaj prerja me thike është shumë e hollë, në krahasim me atë vijën e trashë në krahun e tij.

Për sa i përket plagës në kokë, qartë shihet se ajo plagë nuk është shkaktuar nga ndonjë goditje me send të fortë, por nga goditje në strukturë të sheshtë, siç është xhami i makinës. Edhe thyerjet në xhamin e makinës së vëllezërve Iliç, dëshmojnë pikërisht këtë.

Lartësia ku është thyer xhami dhe forma e thyerjes, tregojnë qartë se xhami i tyre është thyer pas përplasjes së makinës në mur.

Xhami i shoferit është thyer më lartë, që dëshmon se shoferi fillimisht është përplasur për timoni e më pas e ka goditur xhamin me kokë. Edhe vëllai i tij që ka qenë në sedijen e pasagjerit e ka goditur me kokë xhamin e makinës.

Plagët e tyre janë shkaktuar nga përplasja e fuqishme e makinës në mur. Mbi 99 përqind e aksidenteve të tilla kanë thyerje xhamash në të njëjtat vende, gjë që e vërteton këtë tezë.

Nga ana tjetër, Boban thotë se janë ndjekur nga 20 persona. Por nga video shihet se babai i cili vjen nga ana e kundërt e makinës, (e jo duke e ndjek makinën) në momentin fatal bën përpjekje maksimale me duar e me këmbë për ta ndaluar vrasësin që të mos e shtyp familjen e tij, por ai edhe përkundër paralajmërimeve me duar, e shton shpejtësinë dhe ndryshon drejtimin e automjetit në drejtim të viktimave, i përplas ata dhe përplaset për muri.

Sidoqoftë, tendenca e vëllezërve Iliç për ti shpëtuar fajit është evidente dhe e kuptueshme deri në një farë mase, por ajo çka është e vërtetë, një fëmijë katër vjeçar nuk jeton më për shkak të veprimit të tyre. Ata përdorën një armë, makinën, për të vrarë një familje të tërë. Njëri është në paraburgim, ndërsa tjetri, bashkëpunëtori i tij, në liri. Në mos për diçka tjetër, ai duhet të dënohet për dhënie të dëshmisë të rrejshme, akt që është i dënueshëm në çdo shtet demokratik.

Drejtësia në vendin tonë ka kohë që i mban sytë e mbyllur në këtë vend, tani e ka rastin, që për hir të jetës së shuar dhe shumë jetëve në të ardhmen, ta heqë shiritin verbues… e jo vetëm atëherë kur shqiptarët janë në bankën e të akuzuarve, të cilëve pa asnjë problem u shqipton dënime të përjetshme, njofton Zhurnal.mk

lmiriiiii

bojanaaaa

 

 

 



Ju sugjerojmë

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar
Aktualitet

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar

8 Qershor, 2025 4:03 pm
Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet
InstaBIZ

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet

8 Qershor, 2025 3:59 pm
Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

‘Episodi i 7’/Berisha:Licencat për kanabisin, si u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

8 Qershor, 2025 3:55 pm
Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit
Bota

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit

8 Qershor, 2025 3:30 pm
“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…
Kryesore

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…

8 Qershor, 2025 3:20 pm
“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
Aktualitet

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

8 Qershor, 2025 3:04 pm
Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë, nesër para Apelit të GJKKO

8 Qershor, 2025 2:51 pm
Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit
Kronikë

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit

8 Qershor, 2025 2:36 pm
Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Rajoni

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston

8 Qershor, 2025 2:28 pm
Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
Aktualitet

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

8 Qershor, 2025 2:10 pm
Para
Nishani uron: Fiter Bajrami na mbush të gjithëve me më shumë shpresë

Nishani uron: Fiter Bajrami na mbush të gjithëve me më shumë shpresë

Familja Xhaka uron Bajramin me një mesazh të mrekullueshëm

Familja Xhaka uron Bajramin me një mesazh të mrekullueshëm

Pensionimi nga Argjentina/ Ronaldo s’i duron dot lotët e Messit ….

Pensionimi nga Argjentina/ Ronaldo s'i duron dot lotët e Messit ....

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar
8 Qershor, 2025

“Nuk jam jashtë Shqipërisë, por në një realitet të ri në vendin tonë, ku gjithnjë e më shumë po na...

Lexo më shumë

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet
8 Qershor, 2025

Autoritetet amerikane të imigracionit kanë konfirmuar arrestimin për disa orë të influencuesit të famshëm italo-senegalez dhe TikToker-it Khaby Lame. "Ai...

Lexo më shumë

‘Episodi i 7’/Berisha:Licencat për kanabisin, si u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
8 Qershor, 2025

Kreu i Partisë  Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, e cila sipas kryedemokratit lidhet me...

Lexo më shumë

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit
8 Qershor, 2025

Ministri i Inteligjencës së Iranit ka deklaruar se së shpejti do të bëhet publike një sasi e madhe dokumentesh sekrete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com