Aktualitet

Vëllai i Admir Muratajt padit prokurorin e SPAK


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:41 - 05/03/21 |
Opi Nion

Vellai i Admir Murataj ka ngritur një kallëzim penal për prokurorin pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Ened Nakuçi, i cili është i ngarkuar për të hetuar çështjen e grabitjes së Rinasit.

Ai kërkon zbardhjen e megagrabitjes në aeroporin e Rinsit, ku Admirit Murataj mbeti i vrarë gjatë përplasjes me armë me policinë.

Në kallëzimin penal Can Murataj kërkon të hidhet dritë mbi këto pyetje:

“Cilet kanë qenë punonjësit e policise që kanë marrë pjesë në shkëmbimin e zjarrit të pretenduar ne vjedhjen me armë të ndodhur në Rinas në date 9 Prill 2019 ?

A janë respektuar dispozitat përkatëse të ligjit nr 72/2014 « për përdorimin e armëve të zjarrit » dhe akteve të tjera nënligjore nga antaret e grupit të FNSH të Policise se Shtetit?”, pyetje për të cilat prokurori Nakuçi nuk është përgjigjur.

Për këtë arsye si dhe për faktin se sipas Can Murataj ky prokuror në mënyrë tinzare dhe të kundraligjshme “mban në sirtar dosjen e sekuestrimit të pasurive ” të Admir Murataj, ngre kallëzimin për shpërdorim detyre./Opinion.al

Pas