Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aeroporti i Vlorës/ Rama zbulon politikanin shqiptar që do e ndërtojë

2021/03/05 at 1:10 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Aeroporti i Vlorës/ Rama zbulon politikanin shqiptar që do e ndërtojë

Është shpallur ditën e sotme kompania fituese e cila do të ndërtojë aeroportin e Vlorës.


Gjatë fjalës së mbajtur kryeministri Rama ka zbuluar se kompania mban flamurin shqiptar dhe ai që e zotëron është deputeti dhe biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli. Bëhet me dije se Pacolli ka në zotërim kompaninë Mabetex Construction (Mabetex Group).

Ndërkaq, gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u shpreh se Pacolli i kishte kërkuar prej kohësh që të investonte diçka në Shqipëri, që të linte gjurmë, dhe më në fund do ta ketë këtë mundësi.

“Jam deputet në Vlorë, ku fati i mirë duhet, por fati i keq është se dihet padurimi i vlonjatëve, që kthehet në torturë, kur nuk ke gjë në dorë dhe shënjestrohesh si gënjeshtar, mashtrues, si njeri që harron për atë që premton, që nuk mban përgjegjësi, si manipulator. Kur ti e di se cila është e vërteta, fjalët, shpjegimet, duan punë të madhe.

Sot ne e kemi fituesin më në fund dhe jam shumë i lumtur që baza është një kompani e famshme, me vepra fantastike, që ka flamurin shqiptar, kompania e Behgjet Pacollit. Ky do ta ketë mundësinë të provojë investimin në Shqipëri, sepse sa herë takohemi më thotë ‘si nuk mu dha mundësia të bëjë diçka në Shqipëri, të lë gjurmë, të mbeten pjesë e veprës sime’.

Të jemi të çliruar nga çdo pengesë e natyrës së këtyre marrëdhënieve me kompanitë e huaja, ku këto të fundit mund të jenë po kaq të mira e të interesuara, por në momente të caktuara bëhen krejtësisht të ftohta, shurdhe, qorre, përballë kërkesave që ti mund të kesh në raport me cilësinë dhe shpejtësinë e punës. Tanimë jam i bindur që nuk ka pengesa, të paktën nga ato që duken. Sot asgjë nuk na pengon të firmosim përfundimisht kontratën.

Përpara disa ditësh takova një mik nga Gjermania, ku duke diskutuar më kujtoi diçka që nuk është se ishte e paditur për mua. Një vepër publike, pavarësisht përmasave, në Gjermani merr 10 vjet. Kuptohet që kur flasim për vitet që merr një punë nuk janë vitet që merr eskavatori, por vitet që merr projekti që nga momenti që vendoset, deri kur realizohet. Projektet e mëdha që kemi në kantier, e që do të kemi së shpejti, nuk janë projekte që fillojnë të bëhen realitet, kur njerëzit shohin eskavatorin. Të gjitha ato që unë i postoj tani, janë punë të nisura prej vitesh. Aeroporti i Kukësit ka filluar vite më parë, ideja për të është e vjetër, premtimi është i vjetër, por puna për ndërtimin e tij ka filluar vite më parë. Nëse testimet e uljes së avionëve kanë filluar së fundi dhe nëse aeroporti do t’i hapë dyert përfundimisht, duke tërhequr nga aty të gjitha makineritë e ndërtimit, brenda disa javësh, kjo do të jetë finalja e një pune shumë të gjatë.

Po kështu për këtë. Po kështu për Aeroportin e Sarandës. ministrja në ditët dhe javët në vijim do të publikojë garën ndërkombëtare për Aeroportin e Sarandës, besoj menjëherë pas firmosjes së kontratës për Aeroportin e Vlorës. Ambicia është të realizojmë vizionin e katër aeroporteve ndërkombëtare.”- tha Rama.

Mes të tjerash, Rama foli dhe për përfitimet që do të sjellë ndërtimi i Aeroportit të Vlorës, ku sipas tij, 1 euro e investuar aty, do të përkthehet në fitim 23 euro.

“Ju them njerëzve që thonë ‘ne s’kemi bukë, ju bëni aeroporte’, aeroportet janë fabrika buke, se nuk janë stacione autobusi, ku njerëzit hipin e zbresin, por janë fabrika zhvillimi të madh ekonomik. Aeroportet sjellin jo vetëm punësim për ata që punojnë në aeroport, por sjellin punësim për gjithë hapësirën ku ata kanë ndikimin e tyre.

Një aeroport sjell me vete shumë shërbime të reja. Duke rritur fluksin e njerëzve që vijnë, nevojat që krijohen nga këto flukse, aeroportet sjellin hotele, shërbime bankare të reja, manifakturë, fabrika të reja, një zinxhir gjërash. Është shkencërisht e provuar që çfarë investon në një aeroport ka një shumëfishim eksponencial. 1 euro e investuar në aeroport është minimumi 23 euro mbrapsht në ekonomi. Një nga problemet që do të lindë do të jetë mungesa e krahut të punës, pasi kërkohen një numër zanatesh dhe një numër kategorish profesionale, që është marramendës. Katër aeroporte për Shqipërinë janë vendosja e Shqipërisë në një nivel tjetër ekonomik e social. Bëhet realizimi i vizionit për të rinjtë dhe ata që punojnë. Me këtë aeroport do të hapet një tjetër kanal zhvillimi shumë i rëndësishëm”, shtoi kryeministri./Opinion.al

Etiketa: aeroport i vlorebehgjet pacillipsrama


Ju sugjerojmë

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A
Sport

U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A

14 Korrik, 2026 4:37 pm
Deklarata e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998
Rajoni

Deklarata e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

14 Korrik, 2026 3:48 pm
Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat
Bota

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat

14 Korrik, 2026 3:36 pm
Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj
Bota

Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj

14 Korrik, 2026 2:49 pm
“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem
Kryesore

“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem

14 Korrik, 2026 2:44 pm
SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit
Bota

SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit

14 Korrik, 2026 1:45 pm
Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën
Bota

Ukraina hap grupin e ri të negociatave për anëtarësim në BE

14 Korrik, 2026 1:42 pm
Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare kallëzon filialin e Durrësit
Kronikë

Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare kallëzon filialin e Durrësit

14 Korrik, 2026 1:23 pm
“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës
Kronikë

“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës

14 Korrik, 2026 12:32 pm
Para
FOTO/ Me pranga në duar, gjyqtarja Hoxha shoqërohet në KLGJ

"Shëndeti i djalit është rënduar", gjyqtarja Hoxha kërkon lirinë

54 milionë në bankë, 14.9 milionë cash,zbardhet pasuria e Belinda Ballukut

Koncesioni për Portin e Durrësit, PD padit në SPAK Belinda Ballukun

Detaje nga ngjarja/ Vrau babanë më shkop, kush është Erdis Rapi

Detaje nga ngjarja/ Vrau babanë më shkop, kush është Erdis Rapi
















TE FUNDIT

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
14 Korrik, 2026

Partia Demokratike ka reaguar ndaj një deklarate të ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, duke e...

Lexo më shumë

U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A

U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A
14 Korrik, 2026

Elseid Hysaj është pranë nisjes së një kapitulli të ri në karrierën e tij. Mbrojtësi shqiptar pritet të mbetet pjesë e Serie...

Lexo më shumë

Deklarata e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

Deklarata e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998
14 Korrik, 2026

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka bërë një deklaratë skandaloze që ka shkaktuar...

Lexo më shumë

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat
14 Korrik, 2026

Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, kritikoi planin e presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur një taksë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}