Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj shpall të hapur vitin e Tiranës si qyteti Europian i Sportit: Viti i investimeve

2023/01/26 at 8:36 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj shpall të hapur vitin e Tiranës si qyteti Europian i Sportit: Viti i investimeve

Nga Parku Olimpik i Tiranës, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka shpallur të hapur mbrëmjen e sotme vitin e qytetit Europian të Sportit, titull që iu dha kryeqytetit shqiptar në Bruksel 2 muaj më parë.


Në ceremoninë e çeljes së vitit si Qyteti Europian i Sportit 2023, Veliaj tha se ashtu siç u ngrit infrastruktura arsimore në 2 vitet e fundit dhe siç Tirana u kthye në kryeqytetin Europian të Rinisë do të investohet edhe në sport dhe jo vetëm atë elitar, por edhe në portin komunitar për një qytet të shëndetshëm.

“Unë besoj se me këtë vit të sportit na jepet një shans i jashtëzakonshëm të bëjmë edhe shumë punë të tjera. Ky Park Olimpik këtu ishte një landfill i madh. Kush e mban mend, ditën e parë të punimeve ka qenë një pirg i madh dherash dhe plehrash. Por, kur ne shqiptarët si një skuadër e mirë sportive bëhemi bashkë, kemi rezultat, mund të punojmë duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe mund të bëjmë punë të mrekullueshme sic kemi bërë këtu. Pak metra më tej kanë qenë për 20 vite të okupuara pishinat e Tiranës. Federata e notit duhet të shkonte nëpër hotele private që të kishte mundësinë për të zhvilluar një kampionat modest. Sapo i kemi çliruar pishinat e Tiranës,” u shpreh Veliaj.

Ai tha se stadiumi Dinamo dhe Pallati i Sportit Asllan Rusi janë dy investimet më të mëdha në sport të këtij viti.

“Kemi marrë një vendim të rëndësishëm që Pallatin e Sportit Asllan Rusi ta kthejmë me të njëjtat kushte por 10 herë më të madhe se kjo sallë e Parkut Olimpik për të pasur më në fund në Tiranë një arenë moderne europiane të lojërave me dorë, për volejbollin, basketbollin, hendbollin dhe shumë sport të tjera. Pallati i Sportit ka qenë hangar i avionëve në kohë të Italisë, në kohë të fashizmit kur në kohën e Laprakës dhe Fushës së Aviacionit pista e avionëve ishte aty. Ka ardhur koha edhe ky është viti kur Pallati i sportit do të ribëhet nga e para, më i madh, më i bukur dhe më i fortë për gjeneratën e çunave dhe gocave që meritojnë një arenë të mirëfilltë të lojërave me dorë,” tha Veliai.

“Pak metra më tej në të djathtë, jo në të majtë është ish-stadiumi Dinamo, stadiumi Selman Stërmasi. Një zonë shumë e bukur e Tiranës. Njësia 5 është thuajse qyteti i dytë në Shqipëri pas Tiranës. Unë besoj që historia e suksesit dhe fitorja që u provua me arenën kombëtare që transformoi të gjithë atë shesh, një shesh që i kishin dalë pllakat. Një stadium që në një cep kishte lavash dhe në një cep kishte gomisteri, sot është kthyer në një nga bizhuteritë e Tiranës ku vërtetë luhet një herë apo dy herë në javë ndeshje, por 24 orë në 7 ditë të javës ka jetë, ka ekonomi, ka lokale, ka kafe, aty kodohet, aty ka kompani të ndryshme dhe kemi gjetur një koncept ku sporti nuk rri në cep qytetit. Sporti është zemër të qytetit. Madje qyteti i sjell të gjitha shërbimet e tjera aty ku është sport. Kjo do të jetë nisma jonë për stadiumin e ri Selman Stërmasi dhe besoj që edhe njësia 5 si njësia 2 do të ketë një ambient fantastik për sport, për ekonomi dhe turizëm mu në zemër e njësisë së vet, këtu te stadiumi Dinamo,” shtoi Veliaj.



Ju sugjerojmë

Rama: Nuk dua t’i jap leksione Kurtit për dinarin, Kosova duhet kuptuar nga aleatët
Politikë

Rama për Kurtin: Na ecën muhabeti, por…

11 Korrik, 2026 4:25 pm
Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE
Politikë

Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE

11 Korrik, 2026 3:55 pm
Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët
Aktualitet

Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët

11 Korrik, 2026 3:41 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Më 15 korrik PD do të zgjedhë sekretarin e Përgjithshëm dhe nënkryetarët

11 Korrik, 2026 3:22 pm
Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak
Bota

Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak

11 Korrik, 2026 3:00 pm
Mojtaba Khamenei betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Bota

Mojtaba Khamenei betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim

11 Korrik, 2026 2:58 pm
Përse disa futbollistë kanë një të çarë në këpucët e sportit?
Sport

Përse disa futbollistë kanë një të çarë në këpucët e sportit?

11 Korrik, 2026 2:54 pm
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Bota

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit pas sulmeve në Ngushticën e Hormuzit

11 Korrik, 2026 2:50 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Ukraina krijon komandë të re për sulme me rreze të gjatë ndaj Rusisë

11 Korrik, 2026 2:47 pm
Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të produkteve të shportës
Aktualitet

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të produkteve të shportës

11 Korrik, 2026 2:44 pm
Para
Protesta e PD në 6 Dhjetor, Balla: Nga PPE kanë thënë që nuk do ta pranonin kurrë

Çështja “McGonigal”, Balla: Nuk ka asnjë lidhje me Kryeministrin apo anëtar të qeverisë

Prej vitesh në SHBA, në Shkodër komshiu i zapton shtëpinë

Prej vitesh në SHBA, në Shkodër komshiu i zapton shtëpinë

“E planifikuar”, Hoxha për sulmin ndaj Berishës: Si doli aq shpejt kartela e autorit

Artan Hoxha flet për takimin me Agron Nezaj: Ishte njeri me lidhje
















TE FUNDIT

Rama për Kurtin: Na ecën muhabeti, por…

Rama: Nuk dua t’i jap leksione Kurtit për dinarin, Kosova duhet kuptuar nga aleatët
11 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë në Jalë, foli edhe për marrëdhënien e tij me kryeministrin Albin Kurtin...

Lexo më shumë

Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE

Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE
11 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama në takimin që po zhvillon me të rinjtë foli edhe për rrugën drejt BE-së. “Kam frikë se...

Lexo më shumë

Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët

Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët
11 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Jalë në një bashkëbisedim me të rinjtë. Shefi i qeverisë komentoi protestat dhe ndikimin e algoritmit....

Lexo më shumë

Më 15 korrik PD do të zgjedhë sekretarin e Përgjithshëm dhe nënkryetarët

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
11 Korrik, 2026

Ditën e mërkurë në 15 korrik Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar. Përmes një njoftimi, PD bën të ditur se në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}