Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prej vitesh në SHBA, në Shkodër komshiu i zapton shtëpinë

2023/01/26 at 9:06 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Prej vitesh në SHBA, në Shkodër komshiu i zapton shtëpinë

Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt Shkodrës. Abdyl Koprencka është denoncuesi, i cili prej shumë vitesh jeton në Amerikë.


Në vitin 1993 ai përfiton nga Ndërmarrja e Banesave Shkodër një apartament. Më pas ai shkon në Amerikë dhe kur kthehet pas ca vitesh, sheh se banesën ia kishte zënë fqinji, i cili pretendon se gjithashtu e ka përfituar nga kjo ndërmarrje me anë të kontratës së shitblerjes. Në vitin 2011, Abdyli pajiset edhe me certifikatë.

Pas shumë përpjekjesh gjyqësore, Gjykata e Shkodrës, në 2011-ën, me vendim të formës së prerë, e bëri të pavlefshme kontratën e fqinjit dhe urdhëroi ZRPP-në në atë kohë të korrigjonte të dhënat e pronës, duke ia dhënë Abdylit dhe të vëllait, Orhanit.

Denoncuesi: Adresa ime është pallati 986, apartamenti 16, Shkodër, rruga Vasil Shanto. Unë banoj në këtë apartament, por vite përpara kam ikur në Amerikë dhe komshia im, bashkë me bashkëshorten kanë hyrë dhe e kanë shpërthyer atë shtëpi dhe kanë marrë çdo gjë dhe kanë falsifikuar dokumentat. Unë kam bërë shumë gjyqe dhe kam tapinë, kam të gjithë dokumentat. Ata qëndrojnë padrejtësisht duke pretenduar se kjo shtëpi nuk ka pasur asnjë njeri dhe ka qenë një studio. Këta gënjejnë dhe mashtrojnë dhe më kanë vjedhur e grabitur. Unë kam dokumentat, por ata kanë shtëpinë. Ju lutem shumë më ndihmoni për ta zgjidhur këtë problem që kam shumë vite nëpër gjykata dhe nuk kam mundur ta mbaroj.

Në vitin 2015 dhe në vazhdim denoncuesi paditi fqinjin, duke kërkuar t’i lirojë pronën, por gjykatat e kanë pushuar si çështje dhe mbeti po ashtu deri në 2022-shin, kur Abdyli e paditi sërish fqinjin.

Idlir Duhanxhi (Avokat): Që në fillim fare në këtë gjykim, duhet të ishte bërë përveç konstatimit të pavlefshmërisë absolute, duhet të ishte kërkuar edhe lirimi dhe kthimi i sendeve meqënëse posedimi aktualisht, edhe sot që flasin e kanë të paditurit Artan dhe Elmira Kruja. Normalisht, kjo pronë ligjërisht dhe juridikisht është në pronësi të Orhan Krajës dhe të Abdyl Koprenckës, ndërsa efektivisht posedimin vijojnë ta kenë Artan Kruja dhe Elmira Kruja. Ka bërë një padi në Prill të 2015-ës dhe ku Gjykata e Shkodrës me vendimin e Prillit të 2015-ës ka vendosur pushimin e çështjes. Pas muaj më pas, ka bërë përsëri padi dhe Gjykata e Shkodrës me vendimin e 05.02.2016 ka vendosur përsëri pushimin e çështjes. Gjykata e Apelit me vendimin e 12.02.2020 ka lënë në fuqi vendimin për pushimin e çështjes. Zotërinjve në fjalë, Artan Kruja dhe Elmira Kruja, unë kam bërë edhe një kallëzim penal në emrin e shtetasit Orhan Kraja në lidhje me dhunimin e banesës, mashtrim, shkatërrim prone dhe falsifikimi i dokumentave./Tv Klan



Ju sugjerojmë

Rama: Nuk dua t’i jap leksione Kurtit për dinarin, Kosova duhet kuptuar nga aleatët
Politikë

Rama për Kurtin: Na ecën muhabeti, por…

11 Korrik, 2026 4:25 pm
Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE
Politikë

Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE

11 Korrik, 2026 3:55 pm
Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët
Aktualitet

Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët

11 Korrik, 2026 3:41 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Më 15 korrik PD do të zgjedhë sekretarin e Përgjithshëm dhe nënkryetarët

11 Korrik, 2026 3:22 pm
Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak
Bota

Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak

11 Korrik, 2026 3:00 pm
Mojtaba Khamenei betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Bota

Mojtaba Khamenei betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim

11 Korrik, 2026 2:58 pm
Përse disa futbollistë kanë një të çarë në këpucët e sportit?
Sport

Përse disa futbollistë kanë një të çarë në këpucët e sportit?

11 Korrik, 2026 2:54 pm
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Bota

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit pas sulmeve në Ngushticën e Hormuzit

11 Korrik, 2026 2:50 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Ukraina krijon komandë të re për sulme me rreze të gjatë ndaj Rusisë

11 Korrik, 2026 2:47 pm
Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të produkteve të shportës
Aktualitet

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të produkteve të shportës

11 Korrik, 2026 2:44 pm
Para
“E planifikuar”, Hoxha për sulmin ndaj Berishës: Si doli aq shpejt kartela e autorit

Artan Hoxha flet për takimin me Agron Nezaj: Ishte njeri me lidhje

Shkëlzen Berisha thirret në SPAK, kreu i PD: E mora vesh nga mediat

Shkëlzen Berisha thirret në SPAK, kreu i PD: E mora vesh nga mediat

Gazetari Hoxha:Jemi parë në Dubai, Dorian Duçka kushëri i Ilir Metës dhe i Etilda Gjonajt

Gazetari Hoxha:Jemi parë në Dubai, Dorian Duçka kushëri i Ilir Metës dhe i Etilda Gjonajt
















TE FUNDIT

Rama për Kurtin: Na ecën muhabeti, por…

Rama: Nuk dua t’i jap leksione Kurtit për dinarin, Kosova duhet kuptuar nga aleatët
11 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë në Jalë, foli edhe për marrëdhënien e tij me kryeministrin Albin Kurtin...

Lexo më shumë

Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE

Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE
11 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama në takimin që po zhvillon me të rinjtë foli edhe për rrugën drejt BE-së. “Kam frikë se...

Lexo më shumë

Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët

Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët
11 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Jalë në një bashkëbisedim me të rinjtë. Shefi i qeverisë komentoi protestat dhe ndikimin e algoritmit....

Lexo më shumë

Më 15 korrik PD do të zgjedhë sekretarin e Përgjithshëm dhe nënkryetarët

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
11 Korrik, 2026

Ditën e mërkurë në 15 korrik Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar. Përmes një njoftimi, PD bën të ditur se në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}