Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj pret kryebashkiakun e Stambollit: Përmbyllim një vit shumë të suksesshëm me B-40

2024/12/07 at 11:30 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj pret kryebashkiakun e Stambollit: Përmbyllim një vit shumë të suksesshëm me B-40

Në ditën kur Tirana pret Samitin e Rrjetit më të madh të bashkive të rajonit të Ballkanit, B-40, kryebashkiaku Erion Veliaj priti kryetarin e Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu, dhe një delegacion nga bashki të ndryshme të Turqisë.


Në fjalën e tij, Veliaj u shpreh se Tirana po përmbyll një vit të suksesshëm me Presidencën e B-40, duke zgjeruar rrjetin e bashkive pjesëmarrëse.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme sot që miku im, vëllai im, Ekrem Imamoğlu, është këtu, së bashku me një delegacion të kryetarëve të bashkive nga Turqia. Ne po përmbyllim një vit shumë të suksesshëm me B-40. Ka qenë një nismë e z. Ekrem për t’u njohur mes nesh, për të punuar dhe bashkëpunuar mes nesh. Me Presidencën e B-40 Tirana ka qenë një histori suksesi, që ne duam ta vazhdojmë me presidencën e radhës, dhe më vjen mirë që rrjeti ynë, nga 21 qytete anëtare ka shkuar në mbi 70 bashki. I kemi më shumë se trefishuar përpjekjet tona dhe ashtu siç po kuptojmë nga integrimi europian, integrimi mes nesh është gjithashtu shumë i rëndësishëm”, tha Veliaj.

Nga ana e tij, kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu, u shpreh i kënaqur me suksesin e Tiranës dhe vlerësoi punën e kryebashkiakut Veliaj për ta transformuar qytetin në një vend të jetueshëm për qytetarët.

“Jam i lumtur kur shoh suksesin e qytetit të Tiranës nën drejtimin e mikut tim të dashur, Erionit, i cili ka ndërmarrë disa hapa konkrete dhe shumë të rëndësishme drejt arritjes së këtij qëllimi, dhe është një shembull i suksesshëm kur vjen puna për krijimin e qyteteve të jetueshme në Europë dhe e gjithë Europa po i ndjek hapat e tij të suksesshme”, tha İmamoğlu.

Kryebashkiaku i Stambollit deklaroi se Tirana, nën drejtimin e Veliajt, është kthyer në një qytet që mbështetet në ndërtimin e marrëdhënieve të reja e të forta të bashkëpunimit në rajon.

“Jam shumë krenar kur shoh përpjekjet e suksesshme të mikut tim, Erionit, për të përmirësuar diplomacinë mes qyteteve të rajonit dhe falë kësaj, sot Tirana është kthyer në një qytet të mirëlidhur, që mbështetet në ndërtimin e marrëdhënieve të reja e të forta të bashkëpunimit në rajonin tonë. Tirana është një qytet që ne e ndjekim me vëmendje dhe jemi krenar për historinë e saj të suksesit. Unë besoj se rrjeti i B40 është shumë i rëndësishëm për rajonin dhe qytetet e Ballkanit dhe mendoj se është një shembull konkret kur vjen puna për diplomacinë mes qyteteve. Për këtë sukses dua të falenderoj veçanërisht mikun tim, Erionin, për Presidencën e tij të suksesshme dhe mezi po pres bashkëpunimin tonë të mëtejshëm. Ne po investojmë dhe jemi të vendosur të krijojmë një mjedis më të jetueshëm për fëmijët, të rinjtë dhe gratë në qytetet tona, po ashtu edhe në të gjithë rajonin tone”, deklaroi İmamoğlu.

Veliaj shprehu bindjen se pas përmbylljes me sukses të drejtimit të B-40, Tirana do të shkëlqejë edhe si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe i Dialogut vitin tjetër.

“Ky rrjet, i frymëzuar dhe i themeluar nga ju, por edhe e gjithë skuadra e përfshirë në B-40, na ka ndihmuar që të lidhemi si kurrë më përpara me vendet e tjera të Ballkanit, duke u siguruar që mësojmë nga njëri-tjetri, që e ndihmojmë njëri-tjetrin në raste sfidash, në vështirësi si ato që kaluam me covid-in apo tërmetin. Nga ana tjetër, investojmë që të rinjtë tanë, që në moshë të vogël, të jenë pjesë e këtyre rrjeteve, rrjeteve të inovacionit, rrjeteve kreative, rrjeteve të kulturës. Tirana po e përmbyll këtë vit të B-40, që në vitin 2025 të marrë një stafetë tjetër si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. Jam i sigurt se do të shkëlqejmë edhe në atë detyrë të re”, theksoi Veliaj.

Rrjeti i bashkive të rajonit u krijua në nëntor të vitit 2021, në një kohë kur i gjithë globi përballej me pandeminë Covid-19, si urë bashkëpunimi mes qyteteve.



Ju sugjerojmë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Para
“Kurrë më në emigracion”/ Në podkastin e Ramës historia e familjes që la Italinë për të investuar në Shqipëri

“Kurrë më në emigracion”/ Në podkastin e Ramës historia e familjes që la Italinë për të investuar në Shqipëri

29 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

29 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Të dënuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion, 4 të arrestuar në Tiranë

Të dënuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion, 4 të arrestuar në Tiranë
















TE FUNDIT

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
20 Korrik, 2026

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë përpara Kuvendit, këtë  të hënë me thirrjet “Parlamenti i krimit”, “Rama jep dorëheqjen”...

Lexo më shumë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}