Politikë

Veliaj në Njësinë 6: Saliu dhe Meta, e vjetra që duhet t’i largohemi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:09 - 13/06/22 |
Opi Nion

Drejtuesi i Qarkut të Tiranës, Erion Veliaj është takuar me socialistët në Njësinë 6, në vijim të turit informues për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të Partisë Socialiste.

Në fjalën e tij, Veliaj, tha se kjo është një fushatë komunikimi për gjërat që janë bërë dhe ato që duhen bërë më mirë.

Më tej, ai tha se ka ardhur koha që të largohemi nga e vjetra, nga Saliu dhe Meta, e t’i japim rëndësi të resë, duke përmendur faktin se vitin e ardhshëm do të votojnë ata që kanë lindur në 2005-ën.

“Vitin tjetër, në Tiranë do të votojnë ata që kanë lindur në vitin 2005. Po a i themi dot atij që ka lindur në 2005-n: ‘Saliu, ky që po kërkon të vijë për herë të tretë, është “non grata”; i themi dot ne, që për Ilir Metën ndodhi 21 janari? Për të gjitha këto arsye na duhet një lidership që shpjegon me gjuhën e 2023-it. Fëmijët që ishin fëmijë të asaj kohe, por tani janë 18-vjeçarë, duan të dinë a do i fusim klasat e kodimit nëpër të gjitha shkollat e Tiranës? Është shumë e rëndësishme që ata ta dinë historinë, me shpresë nga prindërit dhe nga shkolla, se do shkruhen librat e historisë një ditë, por ne në 2023-in nuk flasim dot me kokën pas. Ne e kemi ngritur stekën kur e morëm bashkinë, vazhdojmë ta rrisim stekën pas çdo fitoreje. Partia Socialiste i ka dhënë një mesazh shumë të fortë komunitetit, për të treguar që ku prek dora e PS-së, gjërat bëhen më mirë, më shpejt, më bukur dhe më të rëndësishme për komunitetin. Kush e mendonte se Kombinati do të kishte shkollën më të bukur në Republikë?! Kemi bërë plot gjëra të bukura, por komunikimi nuk do të thotë vetëm lajme të mira, ka edhe disa gjëra që duhen sqaruar. Për çështjen e rindërtimit më pyesin shumë vetë. Zyrtarët kryesorë të Bashkisë së Tiranës e kalojnë gjysmën e ditës vetëm me audit, me kontroll për çdo njeri që është mërzitur. Është shumë më ndryshe që të bësh një lagje të re në Thumanë apo në Spitallë, ku e gjithë fusha është bosh, dhe është shumë më ndryshe që të bësh një lagje të re, në një vend që jo vetëm që është zaptuar, por ku luftohet për çdo metër katror, siç ka qenë situata në Kombinat. Është dashur të përgatisim çdo shpronësim për t’u siguruar që të trajtohen të gjithë, edhe ata që kanë jetuar aty, pavarësisht se si e kanë pasur situatën ligjore, dhe në fund të mos mbetet njeri i pakënaqur”, tha Veliaj.

Pas