Aktualitet

Veliaj në Baldushk: Nëse blini një gjel, ndihmoni një familje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:02 - 26/12/21 |
Opi Nion

Ditën e sotme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vizutuar tregun e gjelave në Baldushk.

Veliaj iu bëri thirje qytetarëve që gjelin e detit ta blejnë në Baldushk, edhe si një mënyrë për të kontribuar në ekonominë lokale.

Ftesa e tij për qytetarët është që të blejnë dhe konsumojnë produktet bio që gjenden në zonat e Tiranës.

“Kur dikush blen gjelin e vitit të ri në Baldushk ka ndihmuar një familje, ndihmon që fëmijët e vegjël të shkojnë në shkollë, ndihmon një pensionist apo një familje, që të rregullojë shtëpinë pas tërmetit, të vërë një çati a të blejë një elektro-shtëpiake. Ftesa për banorët është: Blini gjel të freskët nga Baldushku. Është më i miri në vend! Për gjelin e Baldushkut vijnë qytetarë edhe nga qytete të tjera. Duke blerë dhe konsumuar produkte lokale keni ndihmuar edhe ekonominë vendase. Në Tiranë gjeni jo vetëm gjelin e Baldushkut, por edhe vajin e Ndroqit, verën e Lundrës – tavolina e fundvitit mund të mbushet vetëm me produkte 0 km – pra, nga qarku i Tiranës, ku ka një pafundësi ofertash bio. Kështu ndihmon realisht një familje, që i përkushtohet jashtëzakonisht kësaj pune”, tha Veliaj./ Opinion.al

Pas