Aktualitet

Veliaj: Duhet të zhvillohet Kongres për Autoritetet Vendore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:29 - 09/04/22 |
Opi Nion

Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës për Partisë Socialiste, Erion Veliaj ka mbajtur fjalën e tij në Kongresin e PS.

Veliaj i propozoi Kongresit të partisë që të bëhet një Kongres për Autoritetet Vendore.

Gjykoj se ka ardhur koha që t’i propozoj Kongresit të partisë, ne na duhet patjetër një Kongres për Autoritetet Vendore. Tirana është rritur vitin që kaloi me 32 mijë banorë. Po 32 mijë banorë janë dhe 10 mijë apartamente në Tiranë. Këta 32 mijë banorë ku do të jetojnë?! Sepse ne e kishim një skemë ku nuk bëhej planifikim dhe të gjithë ndërtonin pa leje, që ishin vitet 90 dhe kemi trashëguar atë katrahurë urbane në Tiranë.

Nga disa zona të tjera, ne kemi një transferim drejt Tiranës të shfrenuar, nëse do të vazhdojmë kështu, do të jetojmë të gjithë nën të njëjtin qytet, kjo është e paqëndrueshme. Sot njerëzit kanë të drejtën të lëvizin por duhet shikuar një mundësi se si shumë prej të rinjve të kenë një jetë dinjitoze.”, tha Veliaj./Opinion.al

Pas