Kryesore

“Partia ka rënë në gjumë”,Çuçi i kthehet Manjas:M’u duke si anëtar i Rithemelimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:14 - 09/04/22 |
Opi Nion

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste i është kthyer ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, pasi ky i fundit tha se partia ka rënë në gjumë dhe se gjithçka e presin nga Rama.

Ndërsa Çuçi tha se në disa pika ishte dakord me Manjan e në disa pika jo. Ndër të tjera ai u shpreh se ministri Manja iu duk si një anëtarë i “Rithemelimit”.

Duke dëgjuar Ulsiun dukej sikur po dëgjoja një anëtërë të Rithemelimit dhe Partia nuk ekziston fare. Në fakt Ulsi ka të drejtë dhe nuk ka të drejtë, e thashë si dibranët tani. I jap të drejtë sepse kryesia më delegoi në zgjedhjet e pjesshme që kishin në Dibër. Të them të drejtën po të vë syzet e Ulsiut që i mora në Dibër, është realitet me tonin që e përshkroi këtu. Partia atje në Dibër thuajse nuk ekziston fare. Por nuk është kështu në të gjithë vendin. Se në Berat është model i kundër me Dibrën”,-tha Çuçi.

Reagimi i Çuçit erdhi pas deklaratës së Manjas, i cili u shpreh partia ka rënë në gjumë dhe presin gjithçka nga Rama.

Organizimi politik i partisë në territor i përgjigjet lidershipit në qendër? Në fakt vij nga një eksperiencë zgjedhore jo më larg se 6 marsi. Patëm mundësinë të testojmë motorin elektoral të PS. Organizimi në territor nuk është ai që duhet. Duket që për shkak të mungesës së kundërshtarit të opozitës politike kemi rënë në gjumë dhe gjithçka e presim nga Edi Rama si kryeministër”,-tha Manja./Opinion.al

Pas