Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj: Berisha nuk zhvillon takime në Tiranë, pasi qytetarët e kanë braktisur

2023/04/27 at 6:26 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj: Berisha nuk zhvillon takime në Tiranë, pasi qytetarët e kanë braktisur

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë takimit me banorët e Zall-Herrit, u bëri thirrje demokratëve që të mendojnë për hallet e familjeve të tyre dhe jo për hallet e Saliut dhe Ilirit.


Sipas Veliajt, Berisha nuk del në takime në Tiranë, pasi qytetarët e kanë braktisur.

“Një njeri që ka qenë president, kryeministër, sot nuk kalon dot Rinasin. Do zgjidhë ai hallet e veta me Amerikën, në qoftë se njerëzit i japin votën? Nuk e zgjidh dot, se Amerika nuk pyet! E ka marrë vendimin që ai është i korruptuar; e ka marrë vendimin që minon demokracinë; e ka marrë vendimin që ka hedhur njerëz në erë në Gërdec; e ka marrë vendimin që sa herë kanë pasur Shqipërinë e kanë çuar kovë pusi; e ka marrë vendimin që është non grata. Nuk ka asnjë gjë që mund ta ndihmojë Sali Berishën. Një demokrat duhet ta shohë votën si investim. Pse ta çosh në kosh të plehrave, pse ta çosh votën tek një non grata, që e ka prerë biletën e Amerikës dhe nuk ka biletë që e nxjerr dot jashtë Shqipërie; pse ta lidhim hallin tonë me hallin e dikujt që nuk ia zgjidhim dot; pse halli i fëmijëve tanë për shkolla, kopshte e çerdhe duhet të jetë i lidhur me hallin e Saliut që s’kalon dot kufirin? Pse halli ynë për më shumë rrugë, si këto që kemi bërë, për më shumë investime, duhet të lidhet me hallin e Saliut? O demokratë! Partia më rëndësishme është familja jote. E nëse familja jote prej punëve tona jeton më mirë, na jep mbështetjen që të vazhdojmë që të ecim përpara! E keni parë që nuk del më në Tiranë, që pas stadiumit? Nuk del më në Tiranë se Tirana e braktis. Edhe demokrati më i flaktë kur vajti dhe pa stadiumin që deri dje thoshin: Stadiumi i korrupsionit, stadiumi i mafias, stadiumi i krimit, e patë si e ktheu pllakën Saliu? Stadiumi, – tha- i lirisë, stadiumi i demokracisë. Edhe demokrati i thjeshtë tha: Po ti me ne tallesh, se stadiumi qenka i bukur vërtet. Dhe e patë çfarë i bënë demokratët e vërtetë që meritojnë duartrokitje? E lanë vetëm në stadium, kur i erdhi radha për të folur. Ikën nga stadiumi sepse e kuptuan edhe ata që po më gënjeve njëherë, harram e paç! Por po më gënjeve dy herë, hallall e paç, se i bie që jam unë ai që gënjen. Dhe demokratët i thanë pikërisht Saliut: Harram e paç herën e parë, që na gënjeve! Por hallall e paç herën e dytë kështu që ne po ikim dhe po të lëmë vetëm dhe e lanë plakun 80 vjeç, u fliste karrigeve bosh”,-tha Veliaj./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

25 Qershor, 2026 11:01 pm
Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
Bota

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

25 Qershor, 2026 10:32 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Life Style

Elon Musk humb statusin e trilionerit

25 Qershor, 2026 9:32 pm
Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
Bota

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

25 Qershor, 2026 8:04 pm
Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

25 Qershor, 2026 7:39 pm
Protestat, policia procedon penalisht 11 persona
Kronikë

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona

25 Qershor, 2026 7:04 pm
Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë
Sport

Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë

25 Qershor, 2026 6:39 pm
Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut
Politikë

Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut

25 Qershor, 2026 6:04 pm
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Kërcënime ndaj një zyrtareje,në hetim disiplinor ish-drejtori i policisë së Shkodrës

25 Qershor, 2026 4:39 pm
200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve
Bota

200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve

25 Qershor, 2026 3:44 pm
Para
Gërvalla përplaset me Daçiç në OKB, ia thotë shqip e serbisht: Je vrasës

Gërvalla përplaset me Daçiç në OKB, ia thotë shqip e serbisht: Je vrasës

Rama në Elbasan: Basha ishte “lule” në krahasim me këtë “luluçin” që keni ju këtu

Rama në Elbasan: Basha ishte “lule” në krahasim me këtë “luluçin” që keni ju këtu

SHBA, pirja e duhanit në nivelet më të ulta rekord

SHBA, pirja e duhanit në nivelet më të ulta rekord
















TE FUNDIT

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
25 Qershor, 2026

Tubimi qytetar para Kryeministrisë vijoi për të 26-ën ditë, me të njëjtën kërkesë: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë...

Lexo më shumë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Numri i vdekjeve si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që kanë goditur Venezuelën, ka shkuar në të paktën 188....

Lexo më shumë

Elon Musk humb statusin e trilionerit

Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
25 Qershor, 2026

Biznesmeni amerikan dhe pronari i kompanive si SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, u bë personi i parë në botë pasuria...

Lexo më shumë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, më shumë se 25 mijë persona janë raportuar të zhdukur, ndërsa familjet vazhdojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}