Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA, pirja e duhanit në nivelet më të ulta rekord

2023/04/27 at 7:28 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA, pirja e duhanit në nivelet më të ulta rekord

Në Shtetet e Bashkuara pirja e duhanit shënoi vitin e kaluar një tjetër nivel të ulët historik. Sipas të dhënave të një studimi të kryer nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, i cili u publikua të enjten, vetëm 1 në 9 amerikanë në moshë të rritur (18 vjeç e sipër) thonë se pijnë duhan.


Ndërkohë, sipas të njëjtit studim, përdorimi i cigareve elektronike u rrit në gati 6% vitin e kaluar, nga rreth 4.5% një vit më parë. 1 në 17 amerikanë në moshë të rritur përdorin cigare elektronike.

Gjetjet paraprake bazohen në përgjigjet e dhëna në kuadër të një studimi që përfshiu më shumë se 27,000 persona.

Duhanpirja konsiderohet si një faktor rreziku për prekjen nga kanceri i mushkërive, sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru. Po kështu prej kohësh është konsideruar si shkaku kryesor i vdekjeve të parandalueshme, (vdjekje të lidhura me faktorë rreziku që mund të ishin shmangur).

Në mesin e viteve 1960, 42% e amerikanëve në moshë të rritur ishin duhanpirës. Prej dekadash niveli ka pësuar një rënie graduale, kjo për shkak të taksave ndaj cigareve, rritjes së çmimit të prodhimit të duhanit, kufizimeve të lidhura me duhanpirjen, si dhe një qasjeje më pak toleruese ndaj duhanpirjes në publik.

Vitin e kaluar, përqindja e duhanpirësve në moshë të rritur ra në rreth 11%, nga rreth 12.5% në 2020 dhe 2021. Ndonjëherë pas një analize të mëtejshme, gjetjet e studimeve rishikohen. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve pritet të publikojë së shpejti të dhënat përfundimtare për vitin 2022.

Sipas studimit përdorimi i cigareve elektronike u rrit në gati 6% vitin e kaluar, nga rreth 4.5% një vit më parë.

Rritja e përdorimit të cigareve elektronike është një tregues problematik për Dr. Jonathan Samet, dekan në Shkollën e Shëndetit Publik në Kolorado. Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, varësia nga nikotina është nje faktor që mund të shkaktojë probleme ndaj shëndetit, si tension të lartë.

“Mendoj se duhanpirja do të vazhdojë të bjerë, por nuk është e qartë nëse do të ndodhë e njëjta gjë me varësisë nga nikotina, duke pasur parasysh rritjen e produkteve elektronike“, thotë zoti Samet, i cili për gati katër dekada ka qenë një nga ekspertët kontribuues në raportet këshilltarëve kryesorë të Shtëpisë së Bardhë mbi çështje të shëndetit.

Për sa i takon adoleshentëve, të dhënat e studimit për vitin e kaluar tregojnë se rreth 2% e nxënësve të shkollave të mesme ishin konsumatorë të cigareve tradicionale, dhe rreth 14% përdornin cigaret elektronike./ VOA



Ju sugjerojmë

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

25 Qershor, 2026 11:01 pm
Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
Bota

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

25 Qershor, 2026 10:32 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Life Style

Elon Musk humb statusin e trilionerit

25 Qershor, 2026 9:32 pm
Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
Bota

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

25 Qershor, 2026 8:04 pm
Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

25 Qershor, 2026 7:39 pm
Protestat, policia procedon penalisht 11 persona
Kronikë

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona

25 Qershor, 2026 7:04 pm
Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë
Sport

Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë

25 Qershor, 2026 6:39 pm
Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut
Politikë

Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut

25 Qershor, 2026 6:04 pm
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Kërcënime ndaj një zyrtareje,në hetim disiplinor ish-drejtori i policisë së Shkodrës

25 Qershor, 2026 4:39 pm
200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve
Bota

200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve

25 Qershor, 2026 3:44 pm
Para
Berisha në Kamëz: Erdhi në pushtet me dajre e sot përdridhet me tallave

Berisha në Kamëz: Erdhi në pushtet me dajre e sot përdridhet me tallave

VIDEO/ Pamjet që “fundosën” vrasësit e Nikulajt

VIDEO/ Pamjet që “fundosën” vrasësit e Nikulajt

Zgjedhjet në SHBA, Schwarzenegger: Trump nuk fiton, republikanëve u duhet një fytyrë e re

Zgjedhjet në SHBA, Schwarzenegger: Trump nuk fiton, republikanëve u duhet një fytyrë e re
















TE FUNDIT

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
25 Qershor, 2026

Tubimi qytetar para Kryeministrisë vijoi për të 26-ën ditë, me të njëjtën kërkesë: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë...

Lexo më shumë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Numri i vdekjeve si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që kanë goditur Venezuelën, ka shkuar në të paktën 188....

Lexo më shumë

Elon Musk humb statusin e trilionerit

Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
25 Qershor, 2026

Biznesmeni amerikan dhe pronari i kompanive si SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, u bë personi i parë në botë pasuria...

Lexo më shumë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, më shumë se 25 mijë persona janë raportuar të zhdukur, ndërsa familjet vazhdojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}