Është ndarë nga jeta 50-vjeçari Faik Perkoxha, i cili pak ditë më parë u procedua penalisht pasi tërhoqi zvarrë me makinë qenin në rrugë.
Sipas informacioneve, Perkoxha ka humbur jetën si pasojë e infarkti ditën e sotme në Dibër, teksa ishte duke qëndruar në banesën e një miku të tij.
Pavarësisht se u transportua në spitalin e Peshkopisë nga familjarët, ai nuk arriti që të mbijetonte duke ndërruar jetë.