Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vdekje dhe vetëvrasje në masë, cilat janë sektet më të rrezikshme në botë

2019/11/15 at 1:49 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vdekje dhe vetëvrasje në masë, cilat janë sektet më të rrezikshme në botë

Familja Manson

Në vitet 60,  Charles Manson krijoi në Kaliforni sektin e tij “Familja Manson”. Ai kishte krijuar në pak kohë një autoritet të tillë ndaj ndjekësve të tij të droguar saqë i kishte urdhëruar që të fillonin një luftë racore.  Filozofia vrasëse e një nga sekteve më të njohura në histori bazohej kryesisht në pretendimin se një luftë mes racash po afrohej dhe se njerëzit me ngjyrë do të vrisnin të bardhët.


Me planet e tij ‘Helter Skelter’, të emeruar sipas këngës të grupit The Beatles, Manson shpresonte se për një varg sulmesh ndaj të bardhëve mund të fajësoheshin afro-amerikanët.

Sekti përbëhej kryesisht nga vajza të cilat pranonin të ishin shërbëtore dhe prostituta të Manson, pasi ky i fundit arrinte t’iu manipulonte mendjen, deri aty sa t’i bindte për të vrarë me gjakftohtësi dhe të ishin rrezik për shoqërinë.

Disa prej të rinjve që e ndiqnin sektin në fund të viteve ’60 vranë disa persona. Sikur të mos mjaftonte kjo, me gjakun e tyre ata shkruanin në mure tekstet e këngëve të Beatles. Mes viktimave është dhe gruaja e regjisorit Roman Polanski, Sharon Tate, dhe gruaja e biznesmenit, Leno LaBianca.

Tempulli i fshatit

James Warren Jones krijoi sektin “Tempulli i fshatit” që në parim ishte kundër kapitalizmit të shfrenuar. Sekti u krijua në Indianapolis në vitet 50 dhe më vonë u transferua në Kaliforni. Më pas anëtarët lëvizën në Guyana, ku thuhet se hanin vetëm oriz dhe perime, ndërsa udhëheqësi i sektit hante mish dhe ushqime të tjera të freskëta. Ata që “nuk silleshin mirë” mbylleshin në kuti druri të vogla dhe ata që përpiqeshin të arratiseshin drogoheshin derisa ngelnin me pasoja për të gjithë jetën.

Familjarët e anëtarëve të sektit i kërkuan qeverisë që të ndërhynte dhe kongresisti i Kalifornisë, Leo Ryan shkoi në këtë vend me një ekip televizioni për të hetuar atë që po ndodhte. Ai, së bashku me disa anëtarë të sektit, u përpoqën të ktheheshin në SHBA, por rojet e Warren Jones i qëlluan me armë. Më pas, të gjithë anëtarët e sektit, rreth 900 të tillë, u urdhëruan që të kryenin vetëvrasje. Atyre iu dha një pije me cianur dhe qetësues, ndërsa vetë Warren Jones u vetëvra me armë zjarri. Vetëm 33 anëtarë të këtij sekti mbijetuan.

Lëvizja për rikthimin e 10 Urdhëresave

Një ish-prostitutë e njohur si Credonia Mwerinde Në vitin 1978, tha se Virgjëresha Maria i ishte shfaqur dhe që prej asaj dite nisi një lëvizje katolike. Sekti arriti të kishte rreth 5000 ndjekës, që përzinin elementë kulturorë të Ugandës me besimin e krishterë. Lëvizja shumë strikte kërkonte nga njerëzit që të zbatonin 10 Urdhëresat pikë për pikë.

Anëtarët mund të hanin vetëm një vakt në ditë, punonin shumë, nuk kryenin marrëdhënie seksuale dhe kishte periudha që nuk flisnin dhe nuk flinin. Anëtarët mendonin se fundi i botës do të vinte në vitin 2000 dhe pasi ky vit erdhi dhe asgjë nuk ndodhi, anëtarët nisën të rebeloheshin.

Udhëheqësit e tyre iu thanë se në 17 mars do të ishte gjykimi i tyre i fundit dhe me këtë rast organizuan një festë ku shkuan 500 persona. Ndërtesa ku ata u mblodhën shpërtheu, ndërsa të tjerët që nuk shkuan në festë u gjetën më vonë të helmuar ose të vrarë me thikë.

 Urdhri i Tempullit të Diellit

Në vitin 1973, Joe Di Mambro krijoi kultin fetar të njohur si “Qendra e përgatitjes për epokën e re”. Në vitin 1984 sekti i tij mori emrin “Urdhri i tempullit të Diellit”. Luc Jouret, një mjek belg, u lidh shumë me sektin dhe shumë shpejt u bë lideri i tij. Sekti kërkonte me ngulm Gralin e Shenjtë dhe donte të përgatiste Botën për ardhjen e dytë të Krishtit.

Në vitin 1994 vranë një çift të ri dhe beben e tyre në qendër të Kebekut sepse mendonin se i porsalinduri ishte Antikrishti. Foshnja u vra me 6 goditje thike. Në ditët në vijim mendohet se sekti ka vrarë edhe 70 persona të tjerë, shumica e të cilëve vetëvrasje anëtarësh. Thuhet se sekti është aktiv edhe sot.

Porta e Parajsës

Porta e Parajsës ishte një sekt aktiv gjatë Luftës së Ftohtë që pretendonte se Tokën do ta pushtonin alienët, që do të vinin me kometën Hale-Bopp.

E udhëhequr nga Marshall Applewhite, bindi 39 anëtarët e sektit që të vrisnin veten në mënyrë që shpirti i tyre të hipte në një anije hapësinore që ndodhej pas kometës pasi anëtarët e sektit besonin se Toka do të pastrohej dhe riciklohej nga jashtëtokësorët.

Ndjekësit vdiqën duke gëlltitur cianur dhe arsenik të përzier me vodka, ndërsa policia gjeti trupat e tyre të shtrirë në shtrat, me gjoksin dhe fytyrën të mbuluar me një shami vjollcë, një kartëmonedhë 5-dollarëshe dhe 75 cent në xhep, të veshur të gjithë me të zeza dhe me një shirit në dorë ku shkruhej: “Portat e qiellit, vizitorët”./Opinion.al

 

 

Etiketa: sektevdekjevetevrasje


Ju sugjerojmë

“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem
Kryesore

“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem

14 Korrik, 2026 2:44 pm
SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit
Bota

SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit

14 Korrik, 2026 1:45 pm
Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën
Bota

Ukraina hap grupin e ri të negociatave për anëtarësim në BE

14 Korrik, 2026 1:42 pm
Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare kallëzon filialin e Durrësit
Kronikë

Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare kallëzon filialin e Durrësit

14 Korrik, 2026 1:23 pm
“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës
Kronikë

“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës

14 Korrik, 2026 12:32 pm
Bojkoti i PD ndaj seancave plenare, Bujar Leskaj: Gabim politik
Politikë

Bojkoti i PD ndaj seancave plenare, Bujar Leskaj: Gabim politik

14 Korrik, 2026 12:30 pm
Konferenca e IX Ndërqeveritare, Ferit Hoxha: Pasqyrë e punës së palodhur
Politikë

Konferenca e IX Ndërqeveritare, Ferit Hoxha: Pasqyrë e punës së palodhur

14 Korrik, 2026 12:27 pm
Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së
Kryesore

Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së

14 Korrik, 2026 12:08 pm
SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur
Kronikë

SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur

14 Korrik, 2026 11:53 am
Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës
Kryesore

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës

14 Korrik, 2026 10:56 am
Para
Hetime federale ndaj Rudy Giuliani-t, avokatit të Presidentit Trump

Hetime federale ndaj Rudy Giuliani-t, avokatit të Presidentit Trump

“Koha që blerjet e shumta në internet të konsiderohen sëmundje mendore”

"Koha që blerjet e shumta në internet të konsiderohen sëmundje mendore"

Njihuni me 9-vjeçarin gjeni, po diplomohet në Bachelor

Njihuni me 9-vjeçarin gjeni, po diplomohet në Bachelor
















TE FUNDIT

“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem

“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem
14 Korrik, 2026

Komisioni Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike mban sot mbledhjen e radhës dhe mes diskutimeve ishte edhe Shqyrtimi i...

Lexo më shumë

SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit

SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit
14 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sot sanksione të reja ndaj Kubës, duke shtuar Ministrinë Kubane të Turizmit në listën...

Lexo më shumë

Ukraina hap grupin e ri të negociatave për anëtarësim në BE

Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën
14 Korrik, 2026

Bashkimi Evropian dhe Ukraina hapën të martën një grup të ri negociatash, si pjesë e procesit që vendi të anëtarësohet...

Lexo më shumë

Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare kallëzon filialin e Durrësit

Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare kallëzon filialin e Durrësit
14 Korrik, 2026

Posta Shqiptare ka njoftuar se, pas një kontrolli të brendshëm në filialin e Durrësit, janë konstatuar parregullsi dhe shkelje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}