Aktualitet

Vdekja e ushtarakut shqiptar në Afganistan, reagon ministria e Mbrojtjes


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:52 - 20/01/21 |
Opi Nion

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura kanë reaguar në lidhje me vdekjen e ushtarakut shqiptarë në Afganistan.

Përmes një njoftimi zyrtar, ministria shprehet se ushtaraku me inicialet XH. J. Ka ndërruar jetë dje në orën 22:40 ora lokale në Afganistan.

Mësohet se autoritetet e ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA po bashkëpunojnë me komandën e  operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Mbrotjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura njoftojnë se dje, në orën 22:40 ora lokale në Afganistan, ka humbur jetën ushtaraku me inicialet XH. J.

Autoritetet e Ministrisë së Mbrotjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA po bashkëpunojnë me komandën e  operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA sigurojnë personelin në mision dhe familjet e tyre se do vijojnë të mbështesin e t’u gjenden pranë për të përmbushur me sukses misionin.

Ministria e Mbrotjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe gjithë personeli i Forcave të Armatosura i shprehin ngushëllimet më të ndjera familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tyre të dashur./ Opinion.al

Pas