ELBASAN- Një ditë pas vdekjes së mistershme të një fëmije vetëm 1 vjeç dhe ku nën akuzë u vendosën dy mjekë është zbuluar shkaku i vertetë i vdekjes. Nga ekspertiza e mjekësisë ligjore ka rezultuar se “fëmija kishte gëlltitur një thelbi arre e cila i kishte kaluar në organet e frymëmarrjes”.
Duket se prindërit nuk e kanë konstatuar këtë gjë, pasi nuk i kanë vënë në dijeni mjekët kur e kanë dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit.
Për shkak të veshtirësisë në frymëmarrje mjekët e kanë kuruar për bronkit dhe ftohje, pro fëmija nuk arriti të jetojë, pasi nuk u kuptua se çfarë problemi kishte.
Nuk dihet se çfarë rruge do të marrin tani hetimet, pasi fajtor duket se nuk janë vetëm mjekët, por edhe prindërit që nga pakujdesia lanë një fëmijë 1 vjeç të gëlltiste thelbinj të arrës.
Kujtojmë se një ditë më parë, babai i foshnjës paditi në prokurori mjekët E.L,57 vjeç; F.B, 51 vjeç dhe D.B, 56 vjeçe për mjekim të pakujdesshëm. Foshnja me inicialet A.T. ishte shtruar në spital të hënën në mbrmje me vështirësi në frymëmarrje, por pas disa orësh ndërroi jetë.