Aktualitet

Vdekja e 48-vjeçares në Bashkinë e Lushnjes, Berisha: Tentuan ta nxjerrin me forcë nga…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:14 - 29/12/22 |
Opi Nion

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar lidhur me vdekjen e 48-vjeçares Shpresa Cani në ambientet e Bashkisë së Lushnjes, teksa kërkonte rikthimin e ndihmës ekonomike.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka shpërndarë një mesazh të “qytetarit digjital”, i cili e informon se Shpresa Cani ka debatuar me drejtoreshën e drejtorisë së ndihmës ekonomike ku i është refuzuar përgjigje dhe zgjidhje për problemin e saj.

Më tej, në postimin e Berishës thuhet se 48-vjeçarja ka shkuar në paradhomën e zyrës së kryebashkiakes Eriselda Sefa. ku është tentuar që ta nxjerrin me forcë dhe në atë moment është ndier keq dhe ka humbur jetën.

Postimi i Berishës

Pashpirtesi!!

Shpresa Cani, 48 vjeç vdes në zyrën e kryebashkiakes së Lushnjes,Bashkia i hoqi ndihmen ekonomike! Pashpirtësi dhe vetëm pashpirtësi!

Te dashur miq, qytetari dixhital informon se gjendja shëndetësore e Shpresa Canit u rëndua pas debatit me punonjëset e Bashkisë Lushnje. Fillimisht 48 vjeçarja, Shpresa Cani ka debatuar me drejtorëshen e drejtorisë së ndihmës ekonomike, Anila Çela, bashkëshorte e deputetit Bujar Çela i PS-së, ku I është refuzuar përgjigje dhe zgjidhje për problemin e saj. Pas debatit, 48 vjeçarja ka kërkuar takim me kryebashkiaken Eriselda Sefa, duke arritur të shkojë deri në paradhomën e kryebashkiakes. Aty është tentuart të nxirret me forca nga Policia Bashkiake, ku dhe është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë.

48 vjeçarja, Shpresa Cani kishte shkuar në Bashkinë e Lushnjes për tu ankuar për heqjen e ndihmës. Cani ishte në kushte të vështira ekonomike por edhe shëndetësore. Duke shrehur ngushellimet me te ndjera familjes për humbjen e njeriut të dashur dënoj këtë akt çnjerëzor si vrasje shtetërore me terror psikologjik dhe ekonomik vdekjen e Shpresës në zyrat e shtetit nga zemërimi i shkaktuar nga pashpirtësia e zyrtarëve të sektit çnjerëzor të Rilindjes së Edi Ramës. #sb

Pas