Aktualitet

Vdekja e 29-vjeçares pas lindjes,policia:Mbërriti në spital pa shenja jete


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:03 - 06/07/21 |
Opi Nion

Policia e Durrësit ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të  ndodhur në Durrës, ku 29-vjeçarja Ardita Muça, ndërroi jetë pesë ditë pas lindjes së fëmijës së saj të dytë.

Në një njoftim zyrtar policia, bën me dije se 29-vjeçarja ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal Durrës mbrëmjen e kaluar.

Sakaq, sqarohet se trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.07.2021, rreth orës 20:00, jemi njoftuar se ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal Durrës shtetësja A. H., 29 vjeçe, banuese në Shkallnur.

Trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

 

Pas