Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vdekja e 23-vjeçares në Tiranë, dalin fotot e mesazheve të koduara në trup

2021/05/27 at 11:14 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vdekja e 23-vjeçares në Tiranë, dalin fotot e mesazheve të koduara në trup

Vdekja e 23-vjeçares  Evgjeni Baxho e ndodhur mesditën e datës 18 maj, në Tiranë, në rrugën ‘Teodor Muzaka’ në lagjen “Ali Demi” vijon ende të hetohet nga policia.


Më herët është bërë me dije se në trupin e viktimës  janë gjetur dy simbole të panjohura të bëra me lapostil të kuq, nga të cilat, një nga simbolet e shkruar në kurrizin e viktimës ka tre shkronja.

Këtë e ka shpjeguar oficerja B,K në dosjen që TCh disponon, teksa në pjesën e parme të trupit të viktimës ka të vizatuar një tjetër simbol.

Mediat kanë arritur të sigurojnë detaje nga dosja hetimore lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

Grupi i hetimit thekson se ka gjetur  pranë vajzës një recete, një raport të marrë nga instituti shëndetësor të firmosur në datën 12 maj, një fletë e bardhë e shkruar me shkrim dore me stilolaps blu, që fillon me fjalët: “Vet nga fjala virtualizëm ‘ dhe përfundon me shkronja shtypi “DISK DEFRAGMENT’ .

Burimet e gazetares Anila Hoxha thonë se letra ka 16 rreshta ku pas numrit 4 shkruhet “borë metal”.

Nga ana tjetër për këtë ngjarje është marrë në pyetje një 26 vjeçar me inicialet S.S, I cili mendohet se ka qenë shoku i viktimës.

26 vjeçari ka thënë:

‘ E kam njohur Evgjeni Baxho, pasi punonte tek Vodafone dhe e kam njohur pasi i çoja kafen tek dyqani. Më pas ka patur raste kur ishte kohë me shi dhe ajo më thoshte që kur ta mbaronte punën ta çoja deri afër shtëpisë dhe unë e kam çuar me makinë deri afër shtëpisë. Ndonjëherë kam dalë për kafe por marrëdhëniet me të ishte vetëm shoqërore. Në lidhje me Evgjeninë di që jetonte me një shoqe të quajtur Anxhela dhe më pas jetonte vetëm. Nuk dija të kishte të dashur.

Ditën e dielë duke qenë se ajo kishte 10 ditë që nuk kishte ardhur në punë i shkrova në instagram dhe e pyeta nëse do dilte për kafe.

Pranoi dhe dolëm për kafe në Farkë. E kam pyetur për shëndetin dhe më tha që i dhimbnin pak bajamet dhe kam vënë re që ishte pak e enjtur tek buza.

Nuk kemi qëndruar shumë pasi bënte freskët dhe ndërkohë e mori edhe tezja në telefon, të cilës ja mbylli telefonin dhe Evgjenia tha ‘hajde çohemi se do vete pak tek tezja’.

Jemi çuar dhe më pas nuk kam kontaktuar më me të. Ajo më tha se ditën e nesërme do shkonte në një klinikë private për të bërë analizat dhe për të bërë vizitën dhe me siguri do shkonte dhe në punë”.

Policia: A të ka thënë që do shkonte doktori ta vizitonte në shtëpi?

S.S: Jo nuk ma ka thënë diçka të tillë

Policia: A keni vënë re nëse Evgjenia shoqërohej me ndonjë person në moshë të madhe?

S.S – Jo nuk e kam parë ndonjëherë me ndonjë person në moshë të madhe.

Policia: A keni vënë re ndonjë vizatim të bërë nga Evgjenia në trupin e saj ?

S.S: Jo nuk kam parë ndonjë vizatim dhe as nuk e kam vënë re.

Policia: A keni dijeni nëse Evgjenia frekuentonte ndonjë lloj besimi?

S.S: Nuk kam informacion për këtë . Ne kur dilnim për kafe bënim muhabet në lidhje me punën ose familjen dhe nuk kemi bërë ndonjëherë muhabet për tema të tjera.

Kujtojmë se e reja kishte ardhur në kryeqytet për studimje teksa ishte rritur me gjyshërit, sepse prej një kohë të gjatë prindrit I kishte të divorcuar.

Policia ka sekuestruar pranë trupit të viktimës një laptop, dy telefona, një letër format të shkruar dhe lapostilat. Hetimet vijojnë ende për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes, teksa e gjitha aktualisht është një mister./Opinion.al

 

Etiketa: evgjeni baxhomesazhe te koduarpiktura ne trupvdekje


Ju sugjerojmë

370 kamionë do të bllokojnë pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut të hënën
Rajoni

370 kamionë do të bllokojnë pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut të hënën

25 Janar, 2026 10:57 pm
Të shtëna me armë zjarri në Berlin/ Pesë të plagosur, dy në gjendje kritike
Bota

Të shtëna me armë zjarri në Berlin/ Pesë të plagosur, dy në gjendje kritike

25 Janar, 2026 9:09 pm
Protesta masive kundër Shërbimit të Imigracionit në SHBA: Nuk do të durojmë
Bota

Protesta masive kundër Shërbimit të Imigracionit në SHBA: Nuk do të durojmë

25 Janar, 2026 8:15 pm
Aksident në Fier, ndërron jetë 35-vjeçari
Kronikë

Aksident në Fier, ndërron jetë 35-vjeçari

25 Janar, 2026 6:53 pm
SHBA/ Mbi 600 mijë familje pa energji elektrike,14,800 fluturime të anuluara
Bota

SHBA/ Mbi 600 mijë familje pa energji elektrike,14,800 fluturime të anuluara

25 Janar, 2026 3:05 pm
Ndërron jetë i riu në Burgun e Shkodrës
Kronikë

Ndërron jetë i riu në Burgun e Shkodrës

25 Janar, 2026 2:11 pm
Vrasja e një personi nga agjentët federalë, Trump: Lërini aëtë bëjnë punën
Bota

Vrasja e një personi nga agjentët federalë, Trump: Lërini aëtë bëjnë punën

25 Janar, 2026 1:52 pm
Nga takimi kokë më kokë me Netanyahun te fjalimi në Parlament, Rama vizitë në Izrael
Aktualitet

Nga takimi kokë më kokë me Netanyahun te fjalimi në Parlament, Rama vizitë në Izrael

25 Janar, 2026 1:21 pm
Berisha flet pas protestës: Qytetarët triumfuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës
Kryesore

Berisha flet pas protestës: Qytetarët triumfuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës

25 Janar, 2026 12:57 pm
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

“Ishte vdekjeprurëse”, Trump zbulon detaje rreth armës sekrete amerikane

25 Janar, 2026 12:04 pm
Para
“21 Janari”, rihapen hetimet për vrasjen e Aleks Nikës

"21 Janari", rihapen hetimet për vrasjen e Aleks Nikës

Aksident në Tiranë, shoferja 55-vjeçare përplas 6-vjeçarin

U paraqit në spital i plagosur me armë, policia arreston 39-vjeçarin

Olsian Çela: Oficerët gjyqësorë zvarrisin hetimet

Olsian Çela: Oficerët gjyqësorë zvarrisin hetimet
















TE FUNDIT

370 kamionë do të bllokojnë pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut të hënën

370 kamionë do të bllokojnë pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut të hënën
25 Janar, 2026

Nesër rreth mesditës, 370 automjete të rënda do të bllokojnë të gjitha pikat kufitare në Maqedoninë e Veriut. Do të...

Lexo më shumë

Të shtëna me armë zjarri në Berlin/ Pesë të plagosur, dy në gjendje kritike

Të shtëna me armë zjarri në Berlin/ Pesë të plagosur, dy në gjendje kritike
25 Janar, 2026

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Berlin, ku si pasojë janë plagosur pesë persona. Sipas informacioneve paraprake, dy...

Lexo më shumë

Protesta masive kundër Shërbimit të Imigracionit në SHBA: Nuk do të durojmë

Protesta masive kundër Shërbimit të Imigracionit në SHBA: Nuk do të durojmë
25 Janar, 2026

Protesta të mëdha u përhapën në të gjitha qytetet amerikane – duke përfshirë Minneapolis, New York City, San Francisco, Boston...

Lexo më shumë

Aksident në Fier, ndërron jetë 35-vjeçari

Aksident në Fier, ndërron jetë 35-vjeçari
25 Janar, 2026

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Libofshë në fshatin Agim. Një 35-vjeçar ka dalë nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com