Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vdekja e 17 vjeçarit në Sharrë/ Kush e mbron biznesmenin Edurim Teqja?

2016/08/12 at 1:06 PM
në Kronikë, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vdekja e 17 vjeçarit në Sharrë/ Kush e mbron biznesmenin Edurim Teqja?

 


Një adoleshent, vetëm 17 vjeç gjeti vdekjen në mënyrë makabre në landfillin e Sharrës, atje ku punonte “në të zezë” për të siguruar të ardhura për nisjen e vitit shkollor. Ardit Gjoklaj u masakrua, me gjasa nga eskavatori, dhe trupi i tij u fsheh. Askush nga kompania “3R” ku punonte Arditi nuk e tregoi krimin, derisa familjarët e gjetën trupin e pajetë mes mbeturinave. Madje në gjykatë, punonjësit e kësaj firme kanë deklaruar se nuk e njihnin fare Arditin dhe se nuk punonte për kompaninë “3R”.

Katër persona janë në paraburgim për këtë krim dhe do të jetë prokuroria ajo që do të ngrejë akuzat konkrete për secilin prej tyre. Por ka një tjetër që “nuk po gjendet” nga policia. Ai është pronari, Edurim Teqja. Sakaq, Teqja është edhe kryetar i PS për Peqinin.

Ka edhe akuza nga PD, se Teqja ka qenë i dënuar në Itali për vjedhje ku ka marrë edhe “espulso” vite më parë. “Por kjo nuk e pengoi PS ti jepte post në administratë (OSHEE) si dhe ta bënte kryetar të Partisë për Peqinin”, thotë partia në opozitë.

Teqja, biznesmeni që nuk dihen se me çfarë kontrate bën riciklimin e mbetjeve në landfillin e Tiranës është i shpallur në kërkim prej disa ditësh. Muaj më parë ai u shfaq në landfill krah kryebashkiakut Veliaj, si një biznesmen që zbaton rregullat e shtetit, por sot nuk shkon të sqarojë në polici se çfarë ka ndodhur? Pse e humbi jetën Arditi vetëm 17 vjeç? A mungonte siguria në punë?

Policia për ngjarjen

“Janë arrestuar 4 persona, spese në landfilldin e Sharrës, në grumbullin e mbeturinave, është gjetur kufoma e shtetasit A . Gj, 17 vjeç ,banues në Kombinat, i cili ishte punonjës sezonal në Landfillid,  i pa regjistruar tek firma “3K SH.P.K. Dyshohet se është aksidentuar për vdekje nga një mjet tip “Eskavator me kova”, gjatë punës në Landfill,” thuhet një njoftimin e policisë.

Pavarësisht se emri i kompanisë në deklaratën e policisë jepet si “3K” me administrator me inicialet E.T, 48 vjeç, banues në Peqin, kompania rezulton në fakt se e ka emrin “3R” dhe prej muajsh kryen aktivitet në landfillin e Sharrës për riciklimin e mbetjeve në marrëdhënie të paqarta ligjore me Bashkinë e Tiranës, e cila është zyrtarisht pronare e landfillit dhe e mbetjeve me vlerë ekonomike që mund të riciklohen.

Lidhja me Bashkinë

Rrjeti i gazetarëve investigativ, BIRN, shkruan se pas një fushate të ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës gjatë muajve të fundit kundër ricikluesve të varfër, të cilët në përgjithësi i përkasin komunitetit rom, fshihen në fakt interesa private ne vlerë prej miliona eurosh.

“Kompania e administruar prej Teqjes grumbullon mbetje të riciklueshme, kryesisht plastikë në landfillin e Sharrës dhe e kryen këtë aktivitet pa ndonjë marrëdhënie kontraktuale të njohur me Bashkinë e Tiranës. Bashkia nuk iu përgjigj kërkesave të vazhdueshme të mbi këtë kompani”, shkruan më tej BIRN.

Ndërkohë, kompani të tjera që punojnë në sektorin e riciklimit të plastikës e konsiderojnë bashkëpunimin e Bashkisë me kompaninë “3R” si një përpjekje të përsëritur për të krijuar një monopol në riciklimin e plastikës.
/Opinion.al

Më poshtë gjeni videon, kur Erion Veliaj, me Edurim Teqjen në krah, ishte në Sharrë, (Mars 2016). Nder te tjera ai do te shprehet se “do punesojme 400 veta apo me shume, te gjithe me siguracione e rroga te mira…”  

Etiketa: 17 vjeçarEdurim Teqjaerion veliajsharrevdekje


Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
11 vjeçari i shpëton jetën motrës së vogël

11 vjeçari i shpëton jetën motrës së vogël

Dy të mitur qëllojnë me armë gjahu, plagosin rëndë një person

Dy të mitur qëllojnë me armë gjahu, plagosin rëndë një person

Kujdes me konsumimin e peshkut gjatë shtatëzanisë

Kujdes me konsumimin e peshkut gjatë shtatëzanisë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}