Bota

Vatikani në vend të drekës do të bëjë tampona falas për të varfërit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:43 - 13/11/20 |
Opi Nion

Tampona dhe vaksina falas të gripit për të pastrehët, kjo është iniciativa e Vatikanit me rastin e Ditës Botërore të të Varfërve. Gjithashtu, është aktivizuar një rrjet solidariteti për të sjellë ushqime, maska ​​dhe ndihma për mijëra familje tё varfra.

Në një njoftim të bërë nga Imzot Rino Fisichella, Presidenti i Këshillit Papnor u bë e ditur se pandemia nuk do të ndalojë solidaritetin.

Në ambulatorin e vendosur nën shtyllat e Sheshit tё Shёn Pjetrit, nё Vatikan, të varfrit që duhet të kenë qasje në bujtinë ose ata që duan të kthehen në atdheun e tyre, kanë mundësinë ta bëjnë tamponin falas. Ambulatori për ta është i hapur nga ora 8 deri në ora 1.

350,000 maska ​​janë shpërndarë tashmë për të paktën 15,000 studentë, veçanërisht në periferitë e mëdha të qytetit të Romës, për të t’i lehtësuar ata nga shpenzimet e maskave,5,000 pako ushqimore për njerëzit në vështirësi u dërguan gjithashtu në famullitë romake”,-  tha Fisichella .

Papa do të kremtojë meshën të dielën në Bazilikën e Shën Pjetrit. Njëqind njerëz do të jenë në gjendje të marrin pjesë në mënyrë që të respektohen rregullat anti-covid. Të gjithë të tjerët do të jenë mund ta ndjekin atë nga TV ose nga platforma të ndryshme në internet./Opinion.al

Pas