Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vasili kundër Ramës për krimin, i kujton raportin e Departamentit Amerikan

2020/10/18 at 4:57 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Marrëveshja për “Zgjedhoren”/ Vasili: Asnjë lëshim për Damian Gjiknurin

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar lidhur me deklaratat e Kryeministrit Rama se në vendet e BE-së nuk ka krim shqiptar. Këto deklarata u bënë nga forumi Europa Park në Mynih, ku Kryeministri shqiptar ishte i pranishëm.


LSI e ka cilësuar këtë qëndrim si pacipësi, ndërsa duke ju referuar raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Vasili thotë se Shqipëria është një vend burimi i kanabisit dhe krimit të organizuar.

“Edi Rama në një forum ndërkombëtar që u zhvillua në Munih, në forumin Europa Park deklaron: “Krimi shqiptar nuk ekziston, nuk ka krim shqiptar”. Pra Edi Rama guxon e thotë që krimi shqiptar nuk ekziston dhe se nuk ka krim shqiptar. Shumë nga ju që na ndiqni nga shtëpia që unë në emër të opozitës shqiptare dhe të LSI-së do të ktheja përgjigje dhe do të bëja komentet e mia, jo të nderuar qytetarë shqiptar. Absolutisht jo nuk do ta bëj një gjë të tillë pasi jam i bindur që mes meje dhe Departamentit Amerikan të Shtetit padyshim ju do të kishit një besim akoma e më të madh tek Departamenti Amerikan i Shtetit si një analizues, vlerësues shumë i fuqishëm i pavarur, objektiv dhe i vendit më të rëndësishëm dhe partnerit më të rëndësishëm siç është SHBA.

E çfarë thotë Departamenti Amerikan i Shtetit përkundrejt mashtrimeve të këtij gënjeshtari pa shërim, por nuk është thjesht një gënjeshtar, e ka rrëmbyer krimi për zverku dhe nuk e lë të flasë, por e detyron të gënjej sepse përpara se t’iu lexoj se çfarë thotë Departamenti Amerikan i Shtetit, ju e dini që kriminelët ky i ka në Kuvend të Shqipërisë, deputet kriminel dhe me rekorde kriminale, i njihni të gjithë. Kryetarët e Bashkive me rekorde kriminale, shpërndarës droge e hajdutë e çfarëdo që të jenë i njihni të gjithë e plotë drejtorë e njerëz të tjerë që përbëjnë kastën e tij drejtuese. Këtë e dinë të gjithë, por çfarë thotë Departamenti Amerikan i Shtetit: “Shqipëria është vend burimi i kanabisit që drejtohet nga krimi i organizuar, është vënë tranziti për heroinën e kokainën “, që komandohet gjerësisht dhe lehtësisht nga krimi i organizuar dhe lëviz drogërat e paligjshme pasi korrupsioni i lartë, mungesa e qeverisjes, pra qeveria e keqe që ia bën autostradë, ia bën shumë të lehtë këtë gjë”, deklaroi Vasili.

Më tej numri dy i LSI u shpreh se krimi i organizuar është ulur këmbëkryq dhe ka rrëmbyer kokën e qeverisë në të gjitha nivelet e saj.

“Çfarë thotë tjetër Departamenti Amerikan i Shtetit: “Evidentohen laboratorë të drogës:, pra që i lejon dhe i mbështet qeveria dhe është e gjitha në funksion të tyre. Shqipëria evidentohet thotë Departamenti Amerikan i Shtetit, kujtoni ky thotë nuk ka krim, thotë se Shqipëria evidentohet si bazë për veprimtarinë e krimit të organizuar, për krimin që vepron kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Evropës, Lindjen e mesme dhe Amerikën e Jugut. Shqipëria thotë Departamenti i Shtetit është shënuar në prodhues dhe eksportues të sasive jashtë zakonisht të mëdha të marijuanës drejt Europës, por edhe një vend tranzit edhe për heroinën dhe kokainën që vjen nga Afganistani si një portë kyçe tashmë Shqipëria për shpërndarjen e drogës në gjithë Europën. Ju e dini fare mirë, që jo vetëm ka krim të organizuar, por krimi i organizuar ka rrëmbyer vetë kokën e qeverisë në të gjithë nivelet e saj. Shqiptarët nuk janë njerëz që i gënjen dot kollaj, as një mendje shumë e zgjuar jo më një mendje e trashë si e Edi Ramës, sepse një nga drejtuesit kryesor të operacionit të famshëm forca e ligjit u evidentua nga partnerët ndërkombëtarë që u shiste informacione kriminelëve. Pra kjo strukturë që u ngrit nga Edi Rama që do të luftonte kriminelët ishte vetëm dhe vetëm një strukturë për të marrë informacione nga partnerët ndërkombëtarë që duan të luftojnë krimin e organizuar në Shqipëri e për t’ia dhënë krimit. Pra shërbëtorët e krimit do të luftojnë krimin. Shqiptarët përballen dhe mjaftë më një veprimtari kriminale shumë të përhapur në përditshmërinë tonë, në makina që digjen në mes të ditës, në vrasjet që ndodhin tek pragu i shtëpisë, vrasje që kanë  të bëjnë edhe me njerëz që mbulojnë detyra shtetërore. Pra një krim dhe një pasiguri që ka pushtuar anë e mbanë vendin, kjo nuk është asnjë shtesë, koment i ekzagjeruar apo i njëanshëm i opozitës shqiptare, këto janë vetëm e vetëm fakte të kthjellëta e të qarta. Krim të organizuar ka, është ulur këmbë kryq në qeverisjen e vendit, jo siç thotë Edi Rama që krim nuk ka, dhe kur krimi kap kokën e operacionit forca e ligjit “OFL” që e keni dëgjuar vazhdimisht edhe që e shtron Shqipërinë në bazë të krimit të organizuar, dhe kur krimi i organizuar dhe paratë e tij blen qeverinë, rrëmben median, pastrojnë paranë, duke shtuar Shqipërinë në vendin e pastrimit të parasë dhe Shqipëria rifutet në listën e zezë për shkak të rritjes së krimit, nga lista e zezë ku kishte dalë më pare”, u shpreh Vasili./Opinion.al

 

 



Ju sugjerojmë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

“Jeni në hetim për krime kibernetike”, Policia reagon për email-et e rreme

29 Tetor, 2025 12:43 pm
Lëvizje të shumta në radhët e Policisë së Shtetit, të gjitha transferimet
Aktualitet

Lëvizje të shumta në radhët e Policisë së Shtetit, të gjitha transferimet

29 Tetor, 2025 11:35 am
Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës
Kronikë

Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës

29 Tetor, 2025 11:04 am
Gaza/ 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë
Bota

Gaza/ 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë

29 Tetor, 2025 10:56 am
Luftua në Ukrainë/ Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët?
Bota

Luftua në Ukrainë/ Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët?

29 Tetor, 2025 10:36 am
Emrat/ Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen urdhër-arreste
Kronikë

Emrat/ Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen urdhër-arreste

29 Tetor, 2025 9:31 am
Shpërthim me tritol në Shkodër, gjendet një makinë e djegur në Dragoç
Kronikë

Shkodër/U plagos pas shpërthimit me tritol, inspektori i Tatimeve: Nuk kam konflikte

29 Tetor, 2025 9:26 am
Gjermani/ Nivel i lartë kërcënimi nga krimi i organizuar
Bota

Gjermani/ Nivel i lartë kërcënimi nga krimi i organizuar

29 Tetor, 2025 9:03 am
Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste
Kronikë

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste

29 Tetor, 2025 9:01 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

29 Tetor, 2025 8:26 am
Para
Çfarë do të ndodhë të hënën? Basha paralajmëron Veliajn

Pas akuzave për shantazh, Veliaj sulmon sërish Bashën

Video/Si u nxor me gomone 37-vjeçari që ra nga 100 metër lartësi në Osum  

Video/Si u nxor me gomone 37-vjeçari që ra nga 100 metër lartësi në Osum  

Gazeta franceze 1955/ Shqipëria refuzon prodhimet ushqimore amerikane

Gazeta franceze 1955/ Shqipëria refuzon prodhimet ushqimore amerikane
















TE FUNDIT

“Jeni në hetim për krime kibernetike”, Policia reagon për email-et e rreme

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
29 Tetor, 2025

Policia e Shtetit bën me dije se disa shtetas ende të paidentifikuar kanë krijuar adresë elektronike të rremë (email) me...

Lexo më shumë

Lëvizje të shumta në radhët e Policisë së Shtetit, të gjitha transferimet

Lëvizje të shumta në radhët e Policisë së Shtetit, të gjitha transferimet
29 Tetor, 2025

Policia e Shtetit ka bërë ndryshime të rëndësishme në disa komisariate të vendit, duke emëruar dhe transferuar disa drejtues në...

Lexo më shumë

Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës

Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës
29 Tetor, 2025

Një sasi e madhe armatimi është zbuluar nga forcat e policisë të komisariatit nr.2 në një zonë shumë pranë qendrës...

Lexo më shumë

Gaza/ 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë

Gaza/ 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë
29 Tetor, 2025

50 palestinezë, mes tyre 22 fëmijë, u vranë dhe mbi 200 u plagosën të martën në mbrëmje në një valë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com