Kronikë

Video/Si u nxor me gomone 37-vjeçari që ra nga 100 metër lartësi në Osum  


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:32 - 18/10/20 |
Opi Nion

37-vjeçari Alban Hasanllari ka pësuar paraditen e së dielës një aksident të rëndë automobilistik në kanionet e Osumit. Mjeti me të cilin ai udhëtonte është shkatërruar plotësisht pasi ka rënë nga 100 metër lartësi, ndërkohë që ai është nxjerr nga mjeti pas 2 -3 orësh përpjekje dhe është dërguar në Spitalin e Traumës me helikopter.

Në një intervistë për abc neës, Zamo Spathara, themelues i “Albanian Rafting Group”, tregoi momentet e vështira të nxjerrjes së të riut nga mjeti, duke u ndihmuar edhe nga një gomone.

“Makina ishte e shkatërruar, ishte e vështirë për ta nxjerrë, ishte fat i madh. Ishte një mrekulli, një fat i madh. U deshën 2-3 orë për ta nxjerrë.

Ura i ka krahët mbrojtës, por personi ka rënë përpara se të hynte në urë duke rënë nga një lartësi mbi 100 metra. Shyqyr që na erdhën në ndihmë djemtë nga Skrapari, policia dhe zjarrfikësja për ta nxjerrë shëndoshë e mirë, pasi ishte e vështirë për ta nxjerrë nga kamioni.

Rruga ka lagështirë, pasi ka pasur reshje këto ditë. Ky është rasti i dytë që ndodh, në rastin e parë para 8 vitesh humbën jetën 6 të rinj. Rruga në shpatin e kanionit është e pambrojtur. Ne kemi bërë trajnime të ndihmës së shpejtës dhe dimë si t’i japim një ndihmë një të plagosuri. U munduam ta nxirrnim pa e lëvizur fare, ishte një mrekulli, që të hapnim edhe derën e makinës. Ishte edhe problemi si mund ta nxirrnim nga kanioni, por si do ta nxjerrim?

Pasi trupi i njeriut nuk duhet lëvizur, por edhe falë ndihmës së një gomoneje, kaluam pjesët më të thella dhe më pas na erdhën ndihmë shumë njerëz për ta nxjerrë në rrugën automobilistike” tha ai./Opinion.al

 

Pas