Kryesore

Varianti i ri i Covid, Maqedonia e Veriut pezullon fluturimet me Britaninë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:05 - 21/12/20 |
Opi Nion

Maqedonia e Veriut ka pezulluar fluturimet me Britaninë e Madhe pas zbulimit të një varianti të ri të COVID-19.

Ky vendim është marrë nga Ministria e Shëndetësisë maqedonase në mbledhjen e sotme të Shtabit Kryesor për Menaxhim me Kriza.

Po ashtu, ministria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur masa për izolim të detyrueshëm 14-ditor për të gjithë qytetarët që do të vijnë në vend me fluturime të drejtpërdrejta nga Britania.

Kjo masë do të zbatohet edhe për pasagjerët që mbërrijnë në Maqedoninë e Veriut nga Britania e Madhe përmes rrugëve tokësore.

Që nga zbulimi i variantit të ri të COVID-19, shumë shtete kanë vendosur ti ndërpresin fluturimet me Britaninë e Madha./ Opinion.al

Pas