Mbrojtësi francesz Rafael Varane ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes Shqipëri – Francë.
Ai tha se ekipi francez ka ardhur për fitore në Tiranë pasi duan që ta mbyllin këtë fazë në vendin e parë në grup.
“Kemi ardhur në Shqipëri me objektivin që të fitojmë. Ne jemi Kampionët e Botës dhe duam tre pikët e plota, për ta mbyllur këtë grup si kryesues”, tha Varane.
Ylli i Realit të Madridit foli rreth lojës që parashikohet të bëjnë kampionët e botës kundër Shqipërisë. Duke marrë shembull nga fitorja me Moldavinë të cilën ai e konsideroi të vështirë prej disa gabimeve, pohoi se me Shqipërinë do të tentohet një lojë më dinamike.
“Çfarë do të ndryshojë ndaj Shqipërisë? Ndaj Moldavisë, në pjesën e parë ishim statikë dhe ndryshuam. Ndaj Shqipërisë mendojmë të bëjmë një lojë me dinamike”, shtoi Varane.
Sa i përket ekipit të Shqipërisë ai njohu si pika të forta lojën intensive nga krahët, presingun e lartë si edhe faktin që luhet për të inauguruar stadiumin e ri. /Opinion.al