Kronikë

E përplas makina kur po kalonte rrugën, ndërron jetë 35-vjeçarja


               Publikuar në : 18:02 - 16/11/19 |
Al Do

Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një 35-vjeçareje në Kamëz.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:35 në rrugën “Demokracia” në kryqëzim me Bulevardin “Blu”. Policia bën të ditur se një automjet i drejtuar nga një grua me iniciale B.D ka përplasur 35-vjeçaren me iniciale P,A që po kalonte rrugën.

Si pasojë e përplasjes, këmbësorja ka ndërruar jetë.

Shtetasja B. D është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit. /Opinion.al

Pas