Sport

Transmetimi i Shqipëri – Francë, shumë ‘i shtrenjtë’ për radiot franceze


               Publikuar në : 19:48 - 16/11/19 |
Al Do

Katër stacione franceze radiosh nuk do të kenë mundësi të transmetojnë ndeshjen Shqipëri – Francë për shkak të kostove teknike.

Gazeta franceze “L’Equipe”, shkruan se përfaqësuesit e radiove “Europe 1”, “Radio France”, “RMC” dhe “RFI”, kanë njoftuar se transmetimi nuk është i mundur prej “kostove teknike”, të kërkuara nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Sipas tyre, kostot tradicionale të instalimit dhe përdorimit të linjave janë shoqëruar edhe me një kosto tjetër shtesë nga ana e FSHF-së. Kjo për ta  nuk ishte e justifikueshme, dhe nuk ishte aspak në përputhje me rregulloren e UEFA-s.

Në këtë çështje ka ndërhyrë edhe Federata Franceze e Futbollit, duke u përpjekur për të gjetur një kompromis, por pa mundur të gjejë një marrëveshje. /Opinion.al

Pas