-U tha në Opinion

Vangjush Dako: Si e njoha Astrit Avdylaj, simpatizant i PS-së


               Publikuar në : 22:08 - 06/06/19 |
geliano fataj

Vangjush Dako ka deklaruar se Astrit Avdylaj është simpatizant i Partisë Socialiste. I ftuar në “Opinion” ai pranoi publikisht se e njeh Astrit Avdylajn, por deri në vitin 2016 nuk e ka takuar asnjëherë personalisht.

“Nuk e kam njohur kurrë Astrit Avdylajn. Deri në vitin 2016 nuk e kam njohur ndonjëherë fizikisht. Pas vitit 2016 e kam njohur siç njoh shumë njerëz në atë qytet. E di që ka qenë i dënuar. Është simpatizant i shpallur për të mbështetur Partinë Socialiste. Nuk është me tesër partie. Është vetëm simpatizant i Partisë Socialiste në këto zgjedhje”, tha Dako.

“Astrit Avdyli ka qenë mbështetës për të fituar Partia Socialiste. Unë di historinë e çdo qytetari të Durrësit. Ata kërkojnë të mbështesin në fushatë për të fituar”, deklaroi më tej kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Ai tha se edhe pas publikimit të këtyre përgjimeve do të jetë sërish drejtues elektoral i PS-së, i qarkut të Durrësit. / Opinion.al

Pas