-U tha në Opinion

Vangjeli: Votat e Patozit dhe Topallit, në shtratin e Edi Ramës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:55 - 07/01/21 |
Doriana Çepunaj

Duke folur për rolin e partive të reja në zgjedhjet e 25 Prillit, gazetari Lorenc Vangjeli tha se votat që do të dalin nga këto parti do të shkojnë në favor të Partisë Socialiste. Duke ju referuar kryesisht forcave të drejtuara përkatësisht nga Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli, gazetari tha se paradoksalisht votat e tyre do të shkojnë në shtratin e Edi Ramës.

“Janë dy personazhe të rëndësishme, qoftë Patozi qoftë Zonja Topalli. Ata nuk do të bënin asnjë hap në favor të zotit Rama, e konsiderojnë armik edhe ideologjik. Por në fund të datës 25 Prill, në fund të mbrëmjes, paradoksalisht votat e tyre do të shkojnë në shtratin e Edi Ramës. Edi Rama në fund të asaj mbrëmjejedo të jetë mullixhiu i kënaqur”, tha Vangjeli./Opinion.al

Pas