Politikë

Vangjel Dule: Seanca e sotme e kuvendit, e jashtëligjshme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:30 - 04/05/21 |
Opi Nion

Kryetari i PBDNJ Vangjel Dule thotë se seanca e sotme parlamentare ishte e jashtëligjshme, pasi sipas tij, parlamenti pas zgjedhjeve duhet të mblidhet vetëm për seanca të jashtëzakonshme.

Sipas Dules në zgjedhjet e 25 prillit nuk kishte vetëm vjedhje masive të votës por një shtet të bërë palë me partinë politike.

“Duhet të shkojmë hap pas hapi të gjithë së bashku të evidentojmë atë që ka ndodhur në zgjedhjet e 25 Prillit. Nuk kishte një humbje e PBDNJ apo koalicionit tonë. Vendi është në kryqëzimin më të rrezikshëm të këtij 10-vjeçari. Ose Shqipëria rrëshqet njëherë e mirë drejt regjimeve kaukaziane. Nuk kishim vetëm blerje masive vote por shtetin palë me një parti garuese në zgjedhjet e 25 prillit. Prandaj reflektimi ynë duhet të jetë i thellë. Sfida e sotme është faktimi i asaj që ka ndodhur më 25 Prill. Në një kohë që është e qartë që parlamentet mbyllen para zgjedhjeve parlamentare, thirren vetëm në seanca të jashtëzakonshme. Sot u zhvillua seanca e parë përtej çdo kornize të pranueshme”, deklaroi Dule./ Opinion.al

Pas