Aktualitet

Vaksinim për studentët e pedagogët/Manastirliu:Në universitet dhe konvikte


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:23 - 07/09/21 |
Opi Nion

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka konfirmuar ditën e sotme se vaksinimi i studentëve dhe padagogëve do të vijojë edhe pas muajit shtator.

Nga ana tjetër është marrë vendimi për një plan në mënyrë që vaksinimi të vijojë në çdo universitet, fakultet apo konvikte brenda apo jashtë Tiranës.

Ndër të tjera Manastirliu theksoi se fokusi i autoriteteve nuk do të largohet nga pedagogët dhe studentët.

Vaksinimi në çdo universitet do të bëhet me kalendar pasi të fillojnë shkollat për të bërë të mundur vaksinimin e të gjithë studentëve e pedagogëve që nuk e kanë bërë ende vaksinën.

“Duke qenë se fokusi është tek hapja e sigurt e shkollave dhe universiteteve, mësuesit, pedagogët, nuk do të shkëputet fokusi dhe studentët që janë të ftuar përgjatë shtatorit të vaksinohen.

Kemi vendosur që me të filluar shkolla do të spostohemi në universitete. Në çdo universitet me kalendar dhe në njësitë vendore në rrethe do të mundemi të jemi në universitete e fakultete për të bërë vaksinën aty për studentë e pedagogët që nuk kanë bërë vaksinën.’’- tha Manastirliu./Opinion.al

Pas