Aktualitet

Njihet si “Zoti i drogës”,Gjykata e Lartë ekstradon Alket Hatijan në Itali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:43 - 07/09/21 |
Opi Nion

I konsideruar ndryshe si “Zoti i drogës”, Alket Hatija do të ekstradohet drejt Italisë. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Lartë, pasi ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Durrës.

“Ndryshimin e vendimit te Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Durrës. Lejimin e ekstradimit te shtetasit Alket Hatija në shtetin italian për efekt të ekstradimit të vendimit penal Nr.4526/2015, dt.30/09/2015 të Gjykatës së Apelit Milano Itali”, thuhet në njoftim.

Në Shqipëri Hatija ka vuajtur 16 vite burg për trafik droge kurse në Itali ka 20 vite të tjera për të vuajtur pasi është dënuar nga Apeli i Gjykatës së Milanos./Opinion.al

Pas