Venezuela bëri me dije se kanë marrë doza e para të vaksinës ruse antiCovid. Në ditët e ardhshme do të nisë dhe testimin e fazës së saj të eksperimentimit klinik.
Sipas qeverisë, në fazën e fundit të eksperimentimit të “Sputnik V” do të marrin pjesë 2000 vullnetarë që i bashkohën 40 mijë të tjerëve në Moskë.
Karakasi kishte shpallur gatishmërinë për të marrë pjesë në fazën e tretë të testimit të kësaj vaksinë që në muajin gusht, menjëherë pasi autoritetet ruse shpallën lëshimin e saj.
Rusia vijon të mbetet një ndër aleatët kryesorë të Venezuelës që prej kohës së paraardhësit të Maduros, Hugo Chavez./Opinion.al