Aktualitet

Vaksina AstraZeneca, Brataj: Janë të aprovuara, s’ka vend për shqetësim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:28 - 03/02/21 |
Opi Nion

Shqipëri do të marrë 141 mijë doza nga vaksina AstraZeneca gjatë muaji shkurt, të cilat janë prodhuar në fabrikat e Covax në Korenë e Jugut.

Edhe pse në disa shtete në Europë kjo vaksinë është ndaluar të përdoret tek qytetarët mbi 65-vjeç, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj shprehet se nuk ka vend për shqetësim për origjinën e vaksinës, pasi ajo është aprovuar nga autoritetet përkatëse, EMA dhe FDA.

Brataj thekson se prodhimet për komitetin Europian prodhohen si në Europë dhe jashtë tij, por kanë standarde evropiane.

 “Nuk ka vend për shqetësim. Pikë së pari, shyqyr që erdhi dita që të kemi numrin e konsiderueshëm. Origjina e vaksinës, ka prodhime për komunitetin Europian dhe jashtë tij. Prodhimet për komitetin Europian prodhohen si në Europë dhe jashtë tij, por kanë standarde europiane. Kështu që, po nuk pati standardet europiane nuk mund të hyjnë në merkaton europiane. Ne jemi bazuar te EMA dhe FDA, të cilat janë dy agjencitë më të fuqishme në botë për aprovimin e medikamenteve dhe vaksinave. Kështu që, një vaksinë që është e autorizuar në Europë është e prodhuar për Europën. Nuk do të më shqetësonte origjina”,-tha Brataj në A2./ Opinion.al

Pas