Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vajza e Jakup Krasniqit flet për fëmijërinë gjatë luftës: Iknim nga një fshat në tjetrin

2022/12/29 at 9:54 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vajza e Jakup Krasniqit flet për fëmijërinë gjatë luftës: Iknim nga një fshat në tjetrin

Jakup Krasniqi nuk mund të jetë sot në studion e emisonit “Opinion” në Tv Klan, por është ftuar vajza e tij, Gresë Krasniqi e cila përveç që përfaqëson babain ka bërë një gjest i cili ishte impresionues për çdo familje shqiptare, shkoi në Hagë në burg për të marrë bekimin e babait të saj.


E ftuar në emsionin “Opinion” në Tv Klan, Gresë Krasniqi ka treguar me detaje jetën e saj në periudhën e luftës në Kosovë dhe vështirësitë me të cilat është ndeshur gjatë fëmijërisë, duke lëvizur në fshatra të ndryshëm në mënyrë që të mos identifikoheshin si familja e Jakup Krasniqit pasi rrezikonin jetën në të kundërt.

Blendi Fevziu: Si ishte babai?

Gresë Krasniqi: Para se të nis të flas, do të doja shumë që të lexoja një pjesë të shkurtër të babait, të postuar në vitin 2017: Unë nuk dua që t’i humb liritë e mia, të fituara pas shumë përpjekeve, mundimeve dhe flijimeve të shumta të brezave. Unë e dua lirinë dhe jetën me dinjitet dhe integritet pa të cilat nuk mund të jetoj si njeri, prandaj dua të vdes vetëm njëherë, skllevërit vdesin përditë. Pra i tillë ëshët babai plot dinjitet dhe me karakter dhe nuk ka si të mos jetë mirë.

Blendi Fevziu: Si ishte herën e fundit që e takove?

Gresë Krasniqi: Ishte shumë mirë.

Blendi Fevizu: I vura re që të katërt janë shumë të motivuar tani pavarësisht asaj që po ndodh Gresa nuk foli këtu se mund t’i quhet si provë, por po flas unë: Gjykim krejtësisht i padrejtë.

Gresë Krasniqi: Do ta them dhe unë se është një gjykim krejtësisht i padrejtë për shkak se babi gjithë luftën e ka bërë që ne të kemi lirinë e shprehjes.

Blendi Fevziu: Gresa, ti e mban mend babain në luftë?

Gresë Krasniqi: Po, e mbaj mend kam qenë 5-6 vjeç.

Blendi Fevziu: Babai të la në shtëpi dhe u nis në mal që të luftonte?

Gresë Krasniqi: Po. Meqënëse babi ishte pjesëtari i parë i UÇK-së, i cili doli publikisht pa maskë dhe pa nofkë, familja e tij, ne ishim vazhdimisht në ikje nga një fshat në tjetrin varësisht personave të cilët na ofronin strehë për shkak se vendodhja jonë rrezikohej të zbulohej. Kështu qëndruam deri në përfundim të luftës.

Blendi Fevziu: Si e mban mend takimin e parë me babain pas lufte?

Gresa Krasniqi: E maj mend para se të fillonte të shkonte në konferencën e Rambujesë. Mami na përgatiti duke na thënë se nuk duhet të dihet se jeni vajzat e tij. Ne i premtuam se do të qëndronim mirë, megjithatë kur e pamë babin nga larg nuk e mbajtëm premtimin dhe vrapuam në drejtim të babit dhe e përqafuam. Gjatë luftës nuk merrnim shumë informacione, ndoshta përmes miqve të tij.

E mbaj mend në 1999, në 25 Shtator e kisha ditëlindjen dhe një natë më parë mami më tha se babi do të vinte për të bërë surprizë. Të nesërmen, fatkeqësisht në fshatin ku ndodheshim, hynë Forcat e Armatosura të Serbisë dhe ne me të gjithë fshatarët e tjerë u detyruam të lëshonim fshatin, fillova të qaj sepse u frikësova shumë për babin sepse kisha frikë se do të vinte aty dhe do ta vrisnin, por mami më tha se mos ki frikë se e kanë njoftuar./tvklan.al

 

 

 



Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Vrojtuesi i plazhit tregon si shpëtoi nga mbytja 3 anëtarë të së njëjtës familjeje

Vrojtuesi i plazhit tregon si shpëtoi nga mbytja 3 anëtarë të së njëjtës familjeje

Megi Doçi: 600 gola vetëm në kampionatin shqiptar

Megi Doçi: 600 gola vetëm në kampionatin shqiptar

Mjeku Veshti tregon operacionin 8 orë me foshnjën 9 ditëshe

Mjeku Veshti tregon operacionin 8 orë me foshnjën 9 ditëshe
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}