Disa ushtarë ukrainas janë trajnuar në SHBA për mënyrën se si duhet të përdorin dronët e avancuar antitank Switchblade. Lajmi është dhënë nga një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane, raporton BBC.
Arma, e cila mund të futet në një çantë shpine, mund të fluturojë mbi një zonë në pritje të një objektivi për ta goditur. Ata shpesh quhen drone “kamikaze”, për shkak të mënyrës se si godasin objektivin e tyre.
Ukrainasit që po trajnoheshin po merrnin pjesë në programe të edukimit ushtarak profesional, tha zyrtari, i cili theksoi se ata mund të marrin më shumë trajnime për sisteme të tjera përpara se të kthehen në Ukrainë së shpejti.
Dronët Switchblade janë të reja për ushtrinë ukrainase. Shtëpia e Bardhë tha më 16 mars se do të furnizonte Ukrainën me 100 dronë të tillë.
Aktualisht duhen mesatarisht 4-6 ditë që dërgesat të fillojnë të mbërrijnë në Ukrainë, tha zyrtari.
Zyrtari amerikan deklaroi gjithashtu se në përgjithësi, Rusia kishte lëshuar 1,450 raketa në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit./Opinion.al