Aktualitet

Urdhri nga Gjykata e Kurbinit, kontrolle në pronat e Ervis Martinajt



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:23 - 26/12/22 |
Opi Nion

FNSH dhe RENA kanë zhvilluar ditën e sotme kontrolle në banesën e Ervis Martinaj në Fushë Kuqe.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se këto kontrolle janë ushtruar me vendim gjykate në disa qytete.

Po ashtu kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Avdylajve në Shijak, si dhe në qytetin e Vlorës, e së fundmi në Kurbin.

Në kuadër të këtyre kontrolleve kanë marrë disa sende në shtëpinë e Martinajt, por deri tani nuk dihet nëse e ndihmojnë hetimin.

Martinaj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar para në këmbim të vrasjes së Indrit Dokles, ekzekutim që nuk u realizua.

Por, në 9 gusht, familjarët denoncuan zhdukjen e tij. Që prej kësaj kohe policia po heton për fatin e Mbretit të lojrave të fatit ndërsa për rastin është shprehur edhe kryeministri Edi Rama.

Rama ka thënë se Policia e ka një përgjigje, por duhen prova për të dalë me një deklaratë publike.

 

Pas