-Jetë dhe Stil

Java e fundit e vitit 2022 plot me erotizëm dhe para, në 31 Dhjetor dhe 1 Janar mos…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:19 - 26/12/22 |
Opi Nion

Në emisionin “Shije Shtëpie”, në Tv Klan ka qenë në një lidhje direkte astrologia e njohur Krisanthi e cila bëri një përmbledhje për shenjat e horoskopit në javën e fundit të vitit, ku sipas saj kjo javë do jetë e mbushur me erotizëm, dashuri dhe përfitime financiare. Të gjitha shenjat duhet të bëjnë kujdes nga data 28 Dhjetor deri në 18 Janar pasi do ketë shumë pengesa, keqkuptime dhe vonesa.

Astrologe Krisanthi: Kemi një javë plot dashuri, plot erotizëm dhe me përfitime financiare. Në pjesën më të madhe të saj deri të premte, java ka nota romantizmi, ndërsa në fund të saj veçanërisht të shtunën në datën 31 dhe në datën 1, ka më tepër një situatë pasiononte, do të jemi më sensibël, do të vijmë më shumë afër njëri-tjetrit, do të shprehim më me lehtësi dashurinë dhe ndjenjat tona dhe do t’u ofrojmë ndihmë atyre që kanë nevojë, pra do të përjetojmë atmosferën festive.

Kjo periudhë ka një fantazi që mund të marrë formë. Të gjithë ju që merreni me art apo me krijimtari të një vepre, duhet që gjatë kësaj jave të përfitoni. Mërkuri kthehet në prapavijë nga data 28 Dhjetor deri në 18 Janar, gjatë gjithë kësaj kohe nuk do të mungojnë vonesat, anulimet, pengesat, keqkuptimet, por njëkohësisht, krijohen mundësitë për të rregulluar dhe për të zgjidhur çështjet e së kaluarës.

Dy ditët e fundit të vitit 31 dhe data 1, janë dy ditë ku nuk mund të kalojmë kufijtë, do të kemi përfitime financiare dhe ndjenja pasiononte, por kujdes se çdo ekstremitet na kalon në të kundërtën dhe nuk duhet të ngatërrojmë dashurinë me xhelozinë pasi ndahen nga një fije peri. /tvklan.al

Pas