Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Unioni Ndërkombëtar Demokrat me rezolutë të posaçme për Shqipërinë

2019/12/10 at 10:54 AM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Unioni Ndërkombëtar Demokrat me rezolutë të posaçme për Shqipërinë

Unioni Ndërkombëtar Demokrat, IDU, i kërkoi qeverisë dhe opozitës në Shqipëri të zgjidhin pa humbur kohë krizën politike.


Organizata, e cila kryesohet nga ish-kryeministri kanadez, Stephen Harper, ka miratuar në takimin e fundit në Washington një rezolutë të posaçme për Shqipërinë. Rezoluta me 8 pika ka në fokus nevojën urgjente të Shqipërisë për zgjidhjen e krizës politike, për zgjedhje të lira e të ndershme, për dënimin e politikanëve, zyrtarëve dhe kujtdo tjetër të përfshirë në krime elektorale, për funksionimin e organeve të drejtësisë, veçanërisht Gjykatës Kushtetuese, për gjykim pa vonesë të ligjshmërisë e 30 Qershorit, si dhe për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Rezoluta shpreh keqardhje për mungesën e vullnetit politik për një reformë konsensuale zgjedhore dhe në kontrast me këtë, shpreh mbështetjen e Unionit Ndërkombëtar Demokrat për përpjekjet e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj për zgjidhjen e krizës politike dhe përmbushjen e aspiratave euroatlantike të qytetarëve shqiptarë.

Unioni Ndërkombëtar Demokrat u themelua më 1983 si organizata ombrellë për Bashkimin Demokratik Evropian (EDU), Unionin Demokratik të Karaibeve (CDU) dhe Bashkimin Demokratik të Azisë Paqësorit (APDU). Krijuar me nxitjen e Fondacionit Konrad Adenauer dhe Zëvendës Presidentit të SHBA George H. W. Bush, organizata u themelua në një takim të përbashkët të EDU dhe APDU në Londër, Angli. Në deklaratën e themelimit të saj kanë firmosur disa nga politikanët më të njohur të kohës si, kancelari gjerman Helmut Kohl, kryeministrja britanike Margaret Thatcher, presidenti i mëvonshëm i Francës, Jacques Chirac, si dhe mori pjesë zëvendës Presidenti amerikan i kohës, George Bush.

 

Rezolutë e Unionit Ndërkombëtar Demokrat IDU,

Miratuar në Takimin Ekzekutiv

6 Dhjetor 2019

Washington DC

Duke mbajtur në konsideratë konkluzionet për Shqipërinë të Këshillit Evropian mbajtur në 17-18 Tetor 2019 dhe Raportin e OSBE/ODIHR në 5 Shtator 2019

Duke mbajtur në konsideratë faktin që Shqipëria është duke u përballur me një krizë të thellë politike, me largimin e popullsisë nga vendi dhe me rënien e ekonomisë,

Duke mbajtur në konsideratë faktin se zgjedhjet e 30 Qershorit u mbajtën pa marrë parasysh interesat e zgjedhësve dhe u zhvilluan në sfondin e një situate krize politike dhe institucionale,

Duke njohur angazhimin e vendosur dhe të palëkundur të Partisë Demokratike të Shqipërisë në mbështetje të procesit të Integrimit Europian të Shqipërisë;

Në mbështetje të angazhimit të Bashkimit Europian për procesin e zgjerimit, bazuar në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit nga vendet aplikante;

Duke theksuar rëndësinë e procesit të integrimit si një katalizator i reformave, dhe duke vlerësuar mbështetjen që gëzon ky proces nga qytetarët shqiptarë;

Unioni Ndërkombëtar Demokrat:

I bën thirrje partisë qeverisëse dhe opozitës në Shqipëri të ndërmarrin çdo përpjekje për ta tejkaluar në mënyrë të menjëhershme këtë krizë të thellë politike nëpërmjet dialogut politik.

Shpreh keqardhje për mungesën e vullnetit politik nga partia qeverisëse për të arritur progres në draftimin dhe miratimin me konsensus nga partitë politike të reformës zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Duke theksuar thirrjen e përsëritur nga OSBE/ODIHR të rëndësisë që ka vullneti politik për të zbatuar plotësisht standartet e kërkuara për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, bën thirrje për zbatimin e reformës zgjedhore në dobi të demokracisë shqiptare dhe të funksionimit të institucioneve demokratike në nivel qendror dhe vendor.

Shpreh nevojën urgjente që Shqipëria të sigurojë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë dhe strukturat e specializuara në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; bën thirrje për një vendim përfundimtar të shpejtë të Gjykatës Kushtetuese mbi ligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 Qershorit të vitit 2019.

Thekson se aktiviteti i blerjes së votës dhe përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje është e papranueshme për standartet Europiane dhe bën thirrje për rezultate të prekshme në kohë të afërt dhe procedim penal të suksesshëm të të gjithë fajtorëve përfshirë politikanët, zyrtarët dhe bandat kriminale të përfshirë në vjedhje votash dhe krime të tjera elektorale gjatë zgjedhjeve.

Shpreh shqetësim të thellë përsa i përket fenomenit të përsëritur të kandidimit të njerëzve me rekorde kriminale apo zgjedhjes së tyre në funksione publike në shkelje të hapur të “Ligjit të Dekriminalizimit” dhe bën thirrje për zbatim të shpejtë dhe pa mëdyshje të ligjit dhe largimin nga funksioni të gjithë shkelësve të tij.

Vëren më shqetësim faktin se Shqipëria konsiderohet bazë operacionale e rrjeteve të krimit të organizuar si dhe po përballet me korrupsionin në të gjitha nivelet e qeverisjes; shpreh nevojën urgjente të Shqipërisë të përfundojë hetimet, procedimin dhe dënimin për rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar; thekson nevojën për rezultate solide në luftën kundër kultivimit masiv dhe trafikimit të kanabisit dhe luftën kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave; nisjen dhe përfundimin e procedimeve të gjithë fajtorëve përfshirë politikanët dhe zyrtarët e lartë.

Mbështet plotësisht Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe aleatët e saj në përpjekjet e tyre për të zgjidhur krizën politike, si dhe angazhimin e tyre të palëkundur në përmbushje të aspiratave Euro-Atlantike të qytetarëve të Shqipërisë. /Opinion.al

Etiketa: IDUPDpsshqiperia


Ju sugjerojmë

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit
-U tha në Opinion

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit

4 Nëntor, 2025 10:28 pm
Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së
Bota

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së

4 Nëntor, 2025 10:01 pm
Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre
Sport

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

4 Nëntor, 2025 9:30 pm
Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024
Bota

Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024

4 Nëntor, 2025 8:49 pm
Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat
Aktualitet

Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat

4 Nëntor, 2025 8:30 pm
Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007
Bota

Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007

4 Nëntor, 2025 7:56 pm
Kosovë, Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë
Kryesore

Kosovë, Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë

4 Nëntor, 2025 7:46 pm
Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj
Aktualitet

Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj

4 Nëntor, 2025 7:16 pm
Përplasen dy makina në aksin rrugor Lushnje-Berat
Kronikë

Përplasen dy makina në aksin rrugor Lushnje-Berat

4 Nëntor, 2025 6:49 pm
LVV-ja propozon Konjufcën si mandatar, partitë e tjera insistojnë në zgjedhje
Rajoni

LVV-ja propozon Konjufcën si mandatar, partitë e tjera insistojnë në zgjedhje

4 Nëntor, 2025 6:22 pm
Para
Vrau të bijën, Petrit Lekaj me të shkuar kriminale në fushën e drogës

Vrau të bijën, Petrit Lekaj me të shkuar kriminale në fushën e drogës

KLP njofton kandidaturën e parë për drejtues të SPAK

KLP njofton kandidaturën e parë për drejtues të SPAK

Humb nga radarët avioni ushtarak me 38 persona në bord

Humb nga radarët avioni ushtarak me 38 persona në bord
















TE FUNDIT

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit
4 Nëntor, 2025

Në homazh të ish-kryeministrit dhe liderit historik të PS, Fatos Nano i cili u nda nga jeta më 31 tetor,...

Lexo më shumë

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së
4 Nëntor, 2025

Dick Cheney, ish-nënkryetar i SHBA-së dhe një nga arkitektët kryesorë të politikave të “Luftës kundër Terrorizmit”, ka lënë pas një...

Lexo më shumë

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre
4 Nëntor, 2025

Erling Haaland rikthehet përballë të kaluarës së tij këtë të mërkurë në mbrëmje, kur Manchester City pret Borussia Dortmundin në...

Lexo më shumë

Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024

Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024
4 Nëntor, 2025

Rreth 520 milionë fëmijë në gjithë botën kanë jetuar në zona konflikti më 2024, 47 milionë më shumë sesa në vitin paraprak,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com