Bota

Humb nga radarët avioni ushtarak me 38 persona në bord


               Publikuar në : 11:19 - 10/12/19 |
xhu lia

Një avion ushtarak me 38 persona në bord mësohet se është zhdukur nga radarët. Avioni i nisur nga Kili është zhdukur nga radarët një orë pas nisjes së fluturimit, ndërkohë që ishte rrugës për në Antarktidë.

Në avionin transportues C-130 Hercules ndodheshin në bord 17 anëtarë ekuipazhi dhe 21 pasagjerë për të siguruar mbështetje logjistike.  Mësohet se ai është ngritur nga Punta Arenas në orën 16:55.

Operacioni për kërkimin e këtij avioni kanë nisur, gjithashtu autoritet në Kili kanë bërë të ditur se avioni nuk kishte ndezur apo aktivizuar asnjë sinjal emergjence gjatë fluturimit.

Edhe pista e zhdukjes për shkak të motit të keq është hequr, pasi moti ishte i qëndrueshëm./Opinion.al/

Pas