Aktualitet

Ulje temperaturash dhe pasditja me shi, parashikimi i motit për ditën e sotme



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:22 - 26/11/22 |
Opi Nion

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore, por kalime të lehta të vranësirave pritet të ketë në zonat malore.

Ndërsa pasditja dhe orët vijuese do të sjellin në vendin tonë shtim gradual të vranësirave të cilat do të mund të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara shiu në zonat jugore dhe pjesërisht në zonat veriperëndimore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Lindor – Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Pas